Blog

  • Në prag të vetëvrasjes – 35-vjeçari shpëtohet në çast nga forcat e rendit”

    Në prag të vetëvrasjes – 35-vjeçari shpëtohet në çast nga forcat e rendit”

    Sekonda larg tragjedisë në Durrës: 35-vjeçari tenton të hidhet nga çatia – ndërhyrja heroike shmang fatkeqësinë

    Një ngjarje e rëndë u shmang për pak sekonda në Durrës, ku një burrë rreth 35 vjeç, në gjendje të rënduar emocionale, tentoi t’i jepte fund jetës duke u hedhur nga çatia e një ndërtese.

    Dëshmitarë të tronditur thanë se ai kishte hipur në lartësi dhe qëndronte i pavendosur për disa minuta, ndërkohë që qytetarët e alarmuar lajmëruan menjëherë Policinë dhe shërbimin zjarrfikës.

    Pikërisht në momentin më kritik, forcat e rendit dhe zjarrfikësit ndërhynë me profesionalizëm duke e bindur dhe ulur në tokë pa lëndime, duke shmangur kështu një tragjedi të mundshme.

    Burime nga Policia konfirmuan se i riu është dërguar për ndihmë mjekësore dhe po merr trajtim psikologjik nga specialistët përkatës. Hetimet janë duke vijuar për të zbardhur arsyet që e çuan në këtë veprim ekstrem.

  • ‘Ka një bombë këtu!’ – mesazhi që tmerron pasagjerët në 10,000 metra lartësi në Air India!

    ‘Ka një bombë këtu!’ – mesazhi që tmerron pasagjerët në 10,000 metra lartësi në Air India!

    Tmerr në ajër dhe tragjedi në tokë: Air India goditet nga dy incidente të frikshme brenda të njëjtës ditë

    Më 13 qershor, një fluturim i zakonshëm nga Phuket drejt Nju Delhit u kthye në një skenë paniku, kur ekuipazhi i Air India-s zbuloi një mesazh kërcënues për bombë të shkruar në tualetin e avionit. Fluturimi AI379 u detyrua të kthehej menjëherë në Phuket, ku autoritetet tajlandeze ndërhynë me urgjencë. Pas kontrollit të imtësishëm, nuk u gjet asnjë mjet shpërthyes, por pasiguria dhe frika lanë gjurmë te pasagjerët.

    Por kjo ishte vetëm fillimi…

    Vetëm disa orë më herët, një tjetër avion i Air India, fluturimi AI171 nga Ahmedabad drejt Londrës, pësoi një aksident tragjik menjëherë pas ngritjes. Boeing-u 787-8 Dreamliner u përplas afër një konvikti kolegji, duke shkaktuar mbi 240 viktima – përfshirë pasagjerë dhe persona në tokë. E vetmja e mbijetuar, një vajzë 19-vjeçare, u nxor nga rrënojat me plagë të rënda.

    Hetimet janë në zhvillim, por dy incidentet e njëpasnjëshme kanë ngjallur dyshime të mëdha për sigurinë ajrore dhe kanë vënë në alarm të gjithë industrinë e aviacionit. Komuniteti ndërkombëtar ka shprehur tronditjen dhe ngushëllimet për humbjen e jetëve të pafajshme.

  • “Izraeli vs Irani – Cili do të fitojë në një LUFTË TOTALE? Shifrat që të lënë pa fjalë!”

    “Izraeli vs Irani – Cili do të fitojë në një LUFTË TOTALE? Shifrat që të lënë pa fjalë!”

    Lindja e Mesme në buzë të ferrit!

    Tensionet kanë shpërthyer në një përplasje të rrezikshme pasi Izraeli ka ndërmarrë një veprim të paprecedentë – sulme ajrore direkte ndaj objekteve bërthamore të Iranit! Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu konfirmoi personalisht operacionin, duke deklaruar se qëllimi është asgjësimi i kapaciteteve bërthamore të Teheranit, të cilat i cilëson si një kërcënim ekzistencial për Izraelin.

    Por Irani nuk ka qëndruar duarkryq. Me një paralajmërim të frikshëm për hakmarrje të ashpër, autoritetet iraniane kanë futur Gardën Revolucionare dhe ushtrinë në gatishmëri të lartë. Mbi 100 dronë iranianë janë nisur drejt territorit izraelit, duke ngritur frikën për një konflikt të hapur rajonal – apo edhe më gjerë.

    💥 Krahasim i Fuqisë Ushtarake:

    Kategoria

    Izraeli

    Irani

    Renditja Globale

    17

    14

    Koka Bërthamore

    90

    0

    Buxheti i Mbrojtjes

    24.4 mld $

    9 mld $

    Popullsia

    9.04 mln

    87.59 mln

    Ushtarë aktivë

    170,000

    610,000

    Avionë luftarakë

    241

    186

    Helikopterë sulmi

    48

    13

    Tanke

    1370

    1996

    Nëndetëse

    5

    19

    Izraeli ka përparësi teknologjike dhe bërthamore, ndërsa Irani mbështetet te fuqia njerëzore dhe një numër më i madh platformash tokësore. Nëse përplasja shkon “kokë më kokë”, rezultati është i paparashikueshëm – dhe bota po e mban frymën.

  • Humbje në familje, Kiara jep lajmin mortor

    Humbje në familje, Kiara jep lajmin mortor

    Prezantuesja e njohur Kiara Tito ka humbur një nga njerëzit më të dashur të saj, gjyshen Maria, e cila është ndarë nga jeta në moshën 94-vjeçare.

    Lajmin e trishtë e ka ndarë vetë Kiara përmes rrjeteve sociale, duke publikuar dy foto prekëse. Në njërën prej tyre shihet ajo vetë, në pritje të ëmbël, e ulur pranë gjyshes, ndërsa në tjetrën shfaqet vogëlushja Luna Mari duke e përqafuar me butësi stërgjyshen e saj.

    “Lamtumirë Nana Maria e dashur. Do më mungojë gjithmonë zëri yt, përqafimi yt dhe lutjet e tua. U prehsh në paqe,” ka shkruar Kiara në dedikimin e saj emocional, shoqëruar me simbole paqeje dhe dashurie.

    Ngushëllime Kiarës dhe familjes.

  • 🛑 Trump paralajmëroi: “60 ditë ose luftë!” Sot është dita e 60-të… dhe Lufta nisi!

    🛑 Trump paralajmëroi: “60 ditë ose luftë!” Sot është dita e 60-të… dhe Lufta nisi!

    Më 11 prill 2025, Donald Trump i dha Iranit një ultimatum të qartë:

    👉 “Firmosni marrëveshjen bërthamore për 60 ditë, ose përgatituni për luftë!”

    Sot, më 13 qershor, saktësisht 60 ditë më vonë, gjithçka shpërtheu:

    🇮🇱 Izraeli lëshon një valë sulmesh ajrore ndaj Iranit.

    🇮🇷 Irani hakmerret menjëherë me mbi 100 dronë dhe një deklaratë të frikshme:

    ➡️ “Do ta shkatërrojmë vendin që na sulmoi!”

    Një paralajmërim që askush nuk e mori seriozisht, po bëhet realitet para syve tanë. A ka nisur Lufta e Madhe e Lindjes së Mesme?

    📍 Kjo nuk është më politikë – është histori që shkruhet LIVE.

  • 🛑 “Do ta shkatërrojmë!” – Irani shpërthen pas sulmit izraelit, kërcënimi që po trondit botën!

    🛑 “Do ta shkatërrojmë!” – Irani shpërthen pas sulmit izraelit, kërcënimi që po trondit botën!

    Tensioni në Lindjen e Mesme po arrin pikën e vlimit! Pas lëshimit të mbi 100 dronëve drejt Izraelit, Irani ka dalë me një deklaratë zyrtare tronditëse, duke thënë:

    👉 “Do ta shkatërrojmë vendin që na sulmoi!”

    Si kundërpërgjigje, mbi 200 aeroplanë luftarakë izraelitë goditën më shumë se 100 objektiva në Iran gjatë natës!

    Lufta e fjalëve po shndërrohet në luftë të hapur.

    Çfarë po ndodh vërtet dhe a po i afrohemi një përplasjeje të madhe rajonale?

  • Kaq do jete  Dëmshpërblimi i Air India pas tragjedisë – ndihmë për familjet, por mjafton vallë?”

    Kaq do jete  Dëmshpërblimi i Air India pas tragjedisë – ndihmë për familjet, por mjafton vallë?”

    Një ditë pas tragjedisë së rëndë që tronditi Indinë dhe botën, Grupi Tata – pronarët e Air India – kanë bërë një njoftim që askush nuk e priste. Pas rrëzimit të avionit pranë aeroportit të Ahmedabad, ku humbën jetën dhjetëra pasagjerë, Tata Group ka vendosur të japë 1 crore rupia (rreth 120 mijë euro) për familjen e çdo viktime.

    Postimi prekës i publikuar nga kompania në rrjetet sociale thotë:

    “Jemi thellësisht të tronditur nga ngjarja tragjike që përfshiu fluturimin Air India 171. Nuk ka fjalë që mund të përshkruajnë dhimbjen që ndjejmë në këtë moment. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet që kanë humbur më të dashurit dhe me ata që janë plagosur.”

    Grupi gjithashtu njoftoi se:

    🔹 Do të mbulojë të gjitha shpenzimet mjekësore të të plagosurve.

    🔹 Do të ofrojë ndihmë dhe mbështetje për çdo nevojë të viktimave dhe familjarëve.

    🔹 Do të kontribuojë në ndërtimin e konviktit të ri të spitalit B J Medical, për të ndihmuar komunitetin.

    Në anën tjetër, Air India ka vënë në dispozicion fluturime të posaçme nga Delhi dhe Mumbai për familjarët e viktimave dhe stafin, duke publikuar oraret në faqet zyrtare të rrjeteve sociale.

    💬 A është ky një veprim human apo për të shpëtuar imazhin? Komento mendimin tënd.

    📲 Shpërndaje që të gjithë të mësojnë për këtë vendim të papritur!

  • Del audioja tronditëse e pilotit para rrëzimit të avionit të “Air India”! Ekspertët zbulojnë dyshimet e frikshme për defektin fatal

    Del audioja tronditëse e pilotit para rrëzimit të avionit të “Air India”! Ekspertët zbulojnë dyshimet e frikshme për defektin fatal

    Një audio dramatike ka dalë në dritë nga kabina e avionit të “Air India”, Boeing 787 Dreamliner, fluturimi AI171, gjatë rrëzimit tragjik pranë Ahmedabad. Piloti u drejtua me zë të qetë drejt kontrollës së fluturimit me fjalët:

    “Mayday… humbim fuqi, po humbasim lartësinë, nuk po ngrihet.”

    Ky ishte sinjal paralajmërues i një situate emergjente që ndodhi vetëm sekonda para katastrofës.

    Sipas analistëve në kabinën e pilotit kishte probleme me konfigurimin e flapatëve të krahëve — elementë kyç që ndihmojnë në ngritje dhe marrjen e lartësisë ● pa flapat hapur dhe me rrotat e ulura, avioni nuk mund të kapte lartësinë e duhur.

    Përplasja ndodhi më pak se 60 sekonda pas ngritjes — sinjali i fundit thuajse në të njëjtën kohë kur avioni humbi sinjalin dhe u rrëzua në një konvikt të mjekëve pranë aeroportit .

    Çfarë mund të ketë shkaktuar katastrofën:

    Ekspertë aviacioni kanë ngritur disa hipoteza për shkaqet e mundshme:

    Humbje e fuqisë së motorëve – shkaktuar nga goditje zogjsh (bird strike), ndotje e karburantit, ose defekt teknik 

    Konfigurim i gabuar – flapat dhe rrotat mund të kenë qenë në pozicion pasiv, duke shmangur përfitimin e lartë nga ajri për ngritje

    Stall aerodinamik – me flapat e mbyllura dhe rrotat e hapura, avioni mund të humbte aftësinë për t’u ngritur pa kontroll.

    Procesi i hetimit:

    Autoritetet indiane kanë nisur një hetim të përbashkët me:

    Agjencinë e Aviacionit Civil të Indisë Shtetet e Bashkuara (NTSB/FAA) Autoritetet Britanike Boeing (prodhuesin e avionit Dreamliner)

    Kërkimi për kutinë e zezë audio dhe të dhënash është në zhvillim e sipër — zbulimi i plotë mund të marrë adhurin disa muaj deri në vite

  • LAJM I FUNDIT/ Izraeli do te fillojë Luften e trete boterore !  Ka filluar sulmet me kte vend .

    LAJM I FUNDIT/ Izraeli do te fillojë Luften e trete boterore ! Ka filluar sulmet me kte vend .

    Disa shpërthime të fuqishme janë regjistruar në Tehehran, kryeqytetin e Iranit, pas sulmeve nga Izraeli.

    Izraeli ka deklaruar se sulmet janë “parandaluese”, ndërsa dyshohet se deri tani janë qëlluar të paktën 15 objektiva, ndonëse ky numër është i pakonfirmuar.

    Sipas raporteve paraprake, sulmi i Izraelit është kryer pa mbështetjen e SHBA-së, ndërsa qeveria izraelite ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pasi thotë se është në pritje të një kundërpërgjigjeje nga Irani.

    CNN raporton se presidenti amerikan Donald Trump ka mbledhur me urgjencë këshilltarët në një takim në Shtëpinë e Bardhë.

  • “Shqipëria po boshatiset! Popullsia në rënie dramatike – ja sa kemi mbetur!”

    “Shqipëria po boshatiset! Popullsia në rënie dramatike – ja sa kemi mbetur!”

    Shqipëria po përjeton një krizë të thellë demografike! Sipas të dhënave më të fundit të INSTAT, në fillim të vitit 2025, vendi kishte vetëm 2.363.314 banorë, duke shënuar një tkurrje vjetore prej 1,2%. Shifra që konfirmon se largimi masiv i shqiptarëve vazhdon pa frena.

    Emigracioni masiv është shkaku kryesor, me mbi 28.800 qytetarë më shumë që lanë Shqipërinë sesa u kthyen ose u vendosën këtu gjatë vitit 2024. Edhe pse shtesa natyrore (diferenca mes lindjeve dhe vdekjeve) mbetet pozitive, me vetëm +1.208 lindje neto, nuk mjafton për të kompensuar humbjet nga emigrimi.

    Tirana, e vetmja që po rritet, ka tërhequr 0,2% më shumë banorë falë migrimit të brendshëm dhe zhvillimit ekonomik. Ndërkohë, qarqe si Shkodra (-2,5%) dhe Kukësi (-2,3%) po boshatisen gjithnjë e më shumë.

    Një tjetër shqetësim vjen nga lindjet: raporti gjinor është rritur ndjeshëm, me 107,8 meshkuj për 100 femra, duke ngritur alarmin për prirje të mundshme ndaj përzgjedhjes gjinore, një praktikë që mund të çojë në pabarazi të thellë në të ardhmen.

    Rënia e lindjeve, emigracioni dhe plakja e popullsisë janë tre sfidat madhore që po e transformojnë Shqipërinë në mënyrë dramatike.