Blog

  • Vrasja e Martin Canit, Mario Përlleshi dëshmon për herë të parë në gjyq: I bëra ftesë në Snapchat

    Vrasja e Martin Canit, Mario Përlleshi dëshmon për herë të parë në gjyq: I bëra ftesë në Snapchat

    Mario Përlleshi ka dëshmuar për herë të parë në Gjykatën e Tiranës për vrasjen e Martin Canit.

    Dëshmia e tij ishte kërkuar nga prokuroria dhe është bërë në prani të psikologut.

    Në shumicën e përgjigjeve për pyetje që kishin të bënin me dinamikën e ngjarjes, është shprehur se nuk mbante mend.

    Sa i takon mjetit prerës, ka deklaruar se nuk ka patur thikë me vete atë ditë por ka gjetur mjet prerës në rrugë.

    Ai pranon se shkaqet e sherrit, ishin vijim i debateve të 3 ditëve para ngjarjes ku ka pretenduar se është goditur me grushta nga Martin Cani.

    Ky i fundit i ka dërguar ftesë në “SnapChat” sipas Përlleshajt, ku kanë vijuar debatet dhe në fund.

    Mario pretendon se e kanë lënë të sqarohen të hënën, ditë kur edhe ka ndodhur ngjarja e rëndë.

    Seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura, ndërsa prokuroria dhe gjykata janë interesuar vezhdimisht, duke paralajmëruar palët që të ruajnë sekretin hetimor në një kohë kur ngjarja në fjalë përbën një nga rastet më të rënda të ndodhura vitet e fundit dhe interesi publik për shkak të dritëhijeve të sah, ka qenë tepër i lartë.

    Shkak i vendimmarrjes së drejtësisë për ta mbajtur hermetik procesin është argumenti i moshës së mitur të palëve në proces.

    Seancën e ardhshme do vijojë dëshmia e Mario Përlleshajt, pasi këtë të hënë, avokatët e palës së dëmtuar kanë paraqitur kërkesa të tjera sa i takon ekspertizave të kryera.

  • A ka shqiptarë ketu?” – Fjalët e Egli Takos shkaktojnë reagime të ashpra (VIDEO)

    A ka shqiptarë ketu?” – Fjalët e Egli Takos shkaktojnë reagime të ashpra (VIDEO)

    Egli Tako, e ftuar së fundmi për një performancë në një klub nate në Pejë, nuk tërhoqi vëmendje vetëm me zërin e saj, por edhe me një deklaratë që ngjalli reagime të shumta në rrjetet sociale.

    Teksa këndonte këngën ikonike të Shkurte Fejzës “Mora fjalë”, këngëtarja ndaloi për një moment dhe iu drejtua publikut me pyetjen:

    “A ka shqiptarë në Kosovë, apo vetëm kosovarë jeni?”

    Koment që në pamje të parë mund të duket spontan, por që preku një çështje delikate dhe të ndjeshme për shumë qytetarë të Kosovës – atë të identitetit kombëtar. Ndarja mes termave “shqiptar” dhe “kosovar” ka qenë shpesh në fokusin e diskutimeve publike, përfshirë edhe debatet në formate televizive si Big Brother VIP.

    Pavarësisht komenteve të shumta që pasuan në rrjet, Egli e vazhdoi natën pa incidente dhe me një performancë të zjarrtë, por momenti i pyetjes së saj mbetet ende një pikë e ndezur diskutimi.

  • 17-vjeçarja u dërgua në spital me plumb në kokë : Merret vendimi për Babain e vajzes

    17-vjeçarja u dërgua në spital me plumb në kokë : Merret vendimi për Babain e vajzes

    Hetimet e policisë kanë zbardhur ngjarjen e rëndë që tronditi qytetin e Vlorës ditën e hënë, ku një vajzë 17-vjeçare u dërgua me urgjencë në spital, pasi ishte qëlluar me armë në kokë.

    Sipas informacioneve zyrtare, e mitura kishte tentuar t’i jepte fund jetës pas mosmarrëveshjeve dhe dhunës së ushtruar ndaj saj brenda familjes.

    Policia njoftoi se në kuadër të hetimeve është arrestuar në flagrancë babai i vajzës, shtetasi S. S., 43 vjeç, banues në fshatin Romës të Vlorës. Ai akuzohet për “Dhunë në familje” dhe “Shkaktim të vetëvrasjes”.

    Burime nga grupi hetimor thanë se vajza kishte qenë nën presion të vazhdueshëm psikologjik për shkak të dhunës së ushtruar nga i ati. Në një gjendje të rënduar, ajo ka tentuar të vetëvritet me armë zjarri, e dyshuar si një pistoletë.

    Ndërkohë, në gjendje të lirë është proceduar edhe gjyshi i vajzës, pasi dyshohet se ka pasur në posedim armën me të cilën është kryer akti tragjik. Ai akuzohet për “Mbajtje pa leje të armëve”.

    Policia është ende në kërkim të armës së zjarrit, pasi dyshohet se është fshehur nga familjarët pas ngjarjes.

    E mitura ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe gjendja e saj shëndetësore mbetet kritike.

    Hetimet për këtë ngjarje të rëndë po vijojnë dhe materialet i janë dorëzuar Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.

  • ÇFARË E BËN S*KSIN MË PAK TË KËNDSHËM? ZBULONI FAKTORËT QË NDIKOJNË

    ÇFARË E BËN S*KSIN MË PAK TË KËNDSHËM? ZBULONI FAKTORËT QË NDIKOJNË

    Seksi është sinonim i kënaqësisë dhe intimitetit midis partnerëve, por nuk është gjithmonë një përvojë e lehtë dhe e kënaqshme. Përveç faktorëve fizikë si organet e trupit, nivelet hormonale dhe aftësia për t’u ngacmuar seksualisht, roli i trurit dhe faktorëve emocionalë është thelbësor për të përcaktuar cilësinë e jetës seksuale.

    Problemet në marrëdhënie
    Tensioni dhe distanca emocionale midis partnerëve mund të dëmtojnë marrëdhënien seksuale. Grindjet për tema që nuk kanë lidhje me seksin, si financat apo edukimi i fëmijëve, shpesh janë burim i konflikteve që ndikojnë negativisht edhe në intimitet. Nga ana tjetër, problemet seksuale mund të komplikojnë komunikimin mes çiftit.

    Ankthi i performancës
    Shumë njerëz shqetësohen për mënyrën se si do performojnë gjatë aktit seksual, dhe ky ankth mund ta shkatërrojë kënaqësinë, madje disa e shmangin fare marrëdhënien seksuale. Ky fenomen është i zakonshëm tek burrat dhe gratë, sidomos me kalimin e moshës.

    Imazhi i trupit dhe vetëvlerësimi
    Ndryshimet fizike si lindja e fëmijëve, dieta jo e shëndetshme, shtimi në peshë apo rënia e flokëve mund ta bëjnë dikë të ndihet më pak tërheqës dhe dëshirues. Këto ndjenja pengojnë iniciativën dhe krijojnë barrierë për intimitetin dhe dëshirën.

    Pritjet dhe përvojat e kaluara
    Seksualiteti është instinkt i lindur, por ndikimet familjare, kulturore, fetare dhe mediatike formësojnë mënyrën se si e perceptojmë dhe jetojmë seksualitetin. Për disa, kjo krijon një pamje pozitive të kënaqësisë, ndërsa për të tjerët e bën më të ndërlikuar.

    Stresi dhe ndryshimet në jetë
    Jeta moderne me kërkesat e shumta në punë, familje dhe shëndet mund të shkaktojë lodhje dhe stres që zbehin dëshirën seksuale. Ky ngarkim emocional shkëput çiftin, jo vetëm në aspektin seksual, por edhe emocional.

    Në fund, seksi i mirë kërkon balancë dhe harmoni midis trupit, mendjes dhe ndjenjave. Kuptimi i këtyre faktorëve dhe komunikimi i hapur në çift janë hapa të rëndësishëm për të përmirësuar intimitetin dhe kënaqësinë.

  • ANAIDI NUK KURSET, ‘GODET’ SËRISH EGLIN DHE GJESTIN

    ANAIDI NUK KURSET, ‘GODET’ SËRISH EGLIN DHE GJESTIN

    Anaid Kaloti, ka reaguar sot me një postim të gjatë e të drejtpërdrejtë në Instagram, ku shpërthen (sërish) ndaj dy ish-banorëve të BBVA4 – Gjestit dhe Eglit.

    Pas një postimi të mëhershëm ku aludonte për një ngjarje të ndodhur në hotel “Sheraton” dhe për hipokrizinë e disa çifteve që simulojnë dashuri për vëmendje, Anaidi u përball me një reagim nga Gjesti, i cili e quajti “zemërprishur”. Ndërsa Egli zgjodhi një thumb më të rafinuar, duke shkruar se “nuk merret me fshatarë”.

    Por sot, Anaidi i është rikthyer temës me tone të forta dhe ironi therëse.

    Ai përmend “fabulën me pesë dëshmitarë”, që sipas tij përfshin Gjestin, Eglin, menaxherin e tyre dhe dy persona të tjerë, duke lënë të kuptohet se ka ndodhur diçka që publiku ende nuk e di. Anaidi e cilëson gjithë narrativën e çiftit si të fabrikuar dhe akuzon ata për aktrim e manipulim publik vetëm për të mbajtur vëmendjen e ndjekësve.

    Ai thotë se i ka ndihmuar dhe i ka mbrojtur në kohë të vështira, por tani i quan mosmirënjohës. Për Eglin shkruan se është “mbretëreshë e heshtjes” që “ka sakrifikuar gjithçka për këtë histori”, ndërsa për Gjestin përdor ironi të hidhur duke përmendur borxhe, energji elektrike dhe lavde publike.

    Në fund, ai s’e kursen ironinë as për reagimin e tyre ndaj rrëfimit të tij të djeshëm:

    “Në 2025 vetëm chat-gpt mund të trillojë histori kaq të dobët.”

    Përplasja virtuale mes ish-banorëve të BBVIP Albania duket se sapo ka hyrë në një fazë të re. A do të ketë sërish kundërpërgjigje nga Gjesti dhe Egli?

  • 17-vjeçarja plagosi veten me armë zjarri në Vlorë! Arrestohet babai, nën hetim gjyshi

    17-vjeçarja plagosi veten me armë zjarri në Vlorë! Arrestohet babai, nën hetim gjyshi

    Vlorë/Vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur dje, në lagjen “Kushtrimi”, ku u vetëplagos rëndë me armë zjarri një 17-vjeçare.

    Vihet në pranga babai i 17-vjeçares dhe procedohet në gjendje të lirë gjyshi i saj.

    Në vijim të veprimeve hetimore që po kryhen në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur mesditën e djeshme, në lagjen “Kushtrimi”, ku një shtetase 17 vjeçe mbeti e plagosur rëndë pas tentativës për vetëvrasje me armë zjarri, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë:

    •arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes”, shtetasin S. S., 43 vjeç, banues në fshatin Romës, Vlorë, pasi dyshohet se, për shkak të dhunës së ushtruar ndaj vajzës së tij të mitur, ajo ka tentuar të vetëvritet, në gjendje të rënduar psikologjike, me armë zjarri të dyshuar pistoletë;

    •referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. H., 76 vjeç, gjyshi i të miturës, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, pasi dyshohet se posedonte në mënyrë të paligjshme armën e zjarrit me të cilën ka tentuar të vetëvritet mbesa e tij.

    Vijon puna për gjetjen e armës së zjarrit, e cila dyshohet se është fshehur nga familjarët pas ngjarjes, si dhe kryerja e veprimeve të tjera hetimore, me qëllim dokumentimin e plotë të mekanizmit dhe rrethanave të kësaj ngjarjeje.

    Shtetasja e mitur ndodhet në Spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

  • Vajza e Agron Llakajt rrëfen dhimbjen e madhe që u ka lënë pas: Babi i çon çdo ditë lule! Ajo ishte boshti i familjes

    Vajza e Agron Llakajt rrëfen dhimbjen e madhe që u ka lënë pas: Babi i çon çdo ditë lule! Ajo ishte boshti i familjes

    Alkida Llakaj, vajza e aktorit të njohur të humorit Agron Llakaj, ka ndarë për herë të parë emocionet dhe dhimbjen që familja e saj ka përjetuar që prej humbjes së nënës së saj, e cila ndërroi jetë nga një sëmundje e rëndë.

    E ftuar në një intervistë, Alkida foli për sfidat e fundit dhe për përkushtimin prekës të babait të saj, pas ndarjes nga jeta të bashkëshortes së tij.

    Sa vite ka im atë në skenë, unë i kam në jetë. Pothuajse 40 vjet dhe kjo është dalja ime e parë televizive. Isha shumë e dyzuar sepse emocionalisht nuk isha e fortë për të folur për babin, sepse e kam gjithmonë të lidhur me mamin. Edhe në telefonin tim, ata janë të pandashëm. Ashtu dua t’i mbaj gjithmonë pranë zemrës sime,” tha Alkida.

    Ajo zbuloi se familja ka kaluar një periudhë të vështirë që nga korriku i tre viteve më parë, kur nëna e saj u diagnostikua me një sëmundje fatale.

    “Janë tre vite që për ne kanë qenë një sfidë. Kemi qenë brenda një humnere, kemi humbur boshtin e familjes,”  tha Alkida me lot në sy.

    Por ajo që ka prekur më shumë publikun është përkushtimi i përditshëm i Agron Llakajt për bashkëshorten e tij të ndjerë.

    Postimet e babit nuk janë të hiperbolizuara. Ai e viziton çdo ditë vendin ku prehet mami. Kur është jashtë Tiranës më thotë ‘Alkida, shko tek mami’. Sigurisht që shkoj edhe pa ma thënë. Kam njohur një dimension të jashtëzakonshëm, human, të tij,” shtoi ajo në Top Story.

    Kujtojmë që Agron Llakaj humbi bashkëshorten e tij, Konstandinën, rreth një vit më parë, dhe ndonëse njihet për rolet humoristike dhe optimizmin e tij në ekran, duket se dhimbja ka qenë e thellë, dhe këtë e kanë treguar më së miri postimet e tij të dedikuara ndaj saj në rrjete sociale.

  • LAJM I FUNDIT/ Ilir Beqaj shtrohet me urgjencë në QSUT, ja gjendja e tij shëndetësore…

    LAJM I FUNDIT/ Ilir Beqaj shtrohet me urgjencë në QSUT, ja gjendja e tij shëndetësore…

    Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është shtruar me urgjencë në QSUT.

    Sipas raportimeve mediatike, mësohet se Ilir Beqaj prej 4 ditësh ka pasur temperaturë të lartë dhe infeksion të rëndë në lëkurë.

    Burime të ‘Top Channel’ pranë drejtorisë së Burgjeve, bëjnë me dije se gjendja shëndetësore e Beqajt është e pastabilizuar dhe mbetet nën kontrollin e mjekëve.

    Ish-ministri Ilir Beqaj mbahet prej 1 viti në paraburgimin e Durrësit për dosjen ‘SASPAC’, që ka të bëjë me abuzimet me donacionet e huaja, ndërsa po gjykohet me procedurë të zakonshme për dosjen e “Sterilizimit”.

  • Bleu shtëpi të re, pronari tronditet nga mesazhi që gjen brenda kukullës në mur

    Bleu shtëpi të re, pronari tronditet nga mesazhi që gjen brenda kukullës në mur

    Një burrë mendoi se kishte bërë blerjen e jetës kur bleu një shtëpi të re… por e vërteta që e priste pas mureve ishte krejt tjetër!

    Jonathan Lewis, sapo kishte marrë çelësat e shtëpisë së tij të re në Walton, Surrey. Nga kurioziteti, vendosi të kontrollonte hapësirën nën shkallë – por aty zbuloi diçka që s’do ta harrojë kurrë…

    Ai gjeti një kukull lecke të fshehur brenda murit, e cila mbante një shënim tronditës brenda vetes!

    🧸 “Emri im është Emily. Vdiqa në këtë shtëpi për shkak të ish-pronarëve. Ata më prenë fytin…” – thuhej në mesazh.

    Sipas Daily Mail, Lewis e mori fillimisht me humor, por gjithsesi pranon se ishte një moment që “të kall datën”.

    💬 “I mora shokët në telefon dhe u thashë: ose do bëhem i famshëm për një shtëpi të pushtuar, ose do e shes që nesër!”

    📲 Çfarë do të bëje ti në vend të tij?

  • Shqiperia Sot : As nuk do ta imagjinoni pse një 18-vjeçar mori jetën e motrës së tij…”

    Shqiperia Sot : As nuk do ta imagjinoni pse një 18-vjeçar mori jetën e motrës së tij…”

    Një krim i rëndë ka tronditur lagjen e Alidemit!

    18-vjeçari Aleksandër Muça akuzohet se ka vrarë motrën e tij, Xhevahire Muça, vetëm sepse ajo postonte video në TikTok.

    Sipas raportimeve paraprake, i riu nuk ishte dakord me mënyrën se si motra e tij e përdorte rrjetin social dhe kjo solli konfliktin fatal.

    Familja është shkatërruar dhe gjithë lagjja në tronditje të thellë.

    ❗️Një vajzë humbi jetën, një djalë shkatërroi të ardhmen dhe një nënë humbi dy fëmijë në të njëjtën ditë.

    📲 A ka shkuar kontrolli shoqëror deri në ekstrem? Apo kjo është thjesht një tragjedi që s’mund të shpjegohet?

    🕯️Lini një koment “Ngushëllime” për shpirtin e vajzës.