Blog

  • Raketat iraniane g*dasin shtepi! Ja cfare po i ben Irani

    Raketat iraniane g*dasin shtepi! Ja cfare po i ben Irani

    Një grua ka humbur jetën pas një goditjeje të drejtpërdrejtë raketore në qytetin Tamra, në Galilenë e Poshtme, ndërsa Irani ka qëlluar me një breshëri raketash drejt veriut të Izraelit.

    Autoritetet izraelite bëjnë me dije se një prej raketave ka goditur një banesë dykatëshe në Tamra, ku përveç viktimës, janë plagosur edhe 14 persona të tjerë.

    Gruaja u shpall e vdekur në vendngjarje nga ekipet e emergjencës, të cilat mbërritën menjëherë në vendin e sulmit.

    Ky sulm vjen si pjesë e një përshkallëzimi të ri të tensioneve mes Iranit dhe Izraelit, që ka ngritur ndjeshëm nivelin e alarmit në të gjithë rajonin dhe rrezikun e një konflikti më të gjerë.

    Në një telefonatë me Presidentin francez, Emmanuel Macron, Presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka hedhur poshtë çdo mundësi për rifillimin e bisedimeve mbi marrëveshjen bërthamore, për sa kohë që sulmet izraelite në vijojnë.

    Macron i kërkoi homologut të tij iranian të rikthehet në tryezën e dialogut, duke theksuar nevojën për përmbajtje maksimale dhe shmangie të përshkallëzimit në Lindjen e Mesme.

    Ai nënvizoi se dialogu është i domosdoshëm për të ruajtur stabilitetin rajonal dhe për të parandaluar një krizë të re ndërkombëtare.

    Por përgjigjja e Teheranit ishte e prerë: “Nëse agresioni izraelit vazhdon, nuk mund të flitet për negociata,” deklaroi Pezeshkian. Ai e bëri të qartë se çdo përpjekje diplomatike është e pamundur pa ndalimin e sulmeve ushtarake.

    Ky zhvillim rrit tensionet në rajon dhe lë në pikëpyetje të ardhmen e marrëveshjes bërthamore, në një kohë kur situata në Lindjen e Mesme mbetet jashtëzakonisht e brishtë.

    Presidenti rus Vladimir Putin dhe Presidenti amerikan Donald Trump kanë zhviulluar ditën e sotme një telefonatë mbi përshkallëzimin e luftës mes Izraelit dhe Iranit.

    Presidenti rus, Vladimir Putin raportohet se ka telefonuar homologun e tij amerikan, Donald Trump ku dënoi sulmet izraelite ndaj territorit iranian, ndërsa të dy liderët nuk përjashtuan mundësinë e rikthimit të negociatave për programin bërthamor të Iranit, në një përpjekje për të ulur tensionet në rajon.

    Sipas këshilltarit diplomatik të Kremlinit, Putin gjithashtu ka konfirmuar gatishmërinë e Moskës për të vijuar negociatat me Ukrainën, duke lënë të hapur derën për bisedime diplomatike në dy fronte të nxehta ndërkombëtare.

  • LAJMI I FUNDIT/ Një tjetër shtet lëshon sirenat në Lindjen e Mesme

    LAJMI I FUNDIT/ Një tjetër shtet lëshon sirenat në Lindjen e Mesme

    Ushtria e Izraelit ka njoftuar të shtunën në mbrëmje se një valë e re sulmesh mes saj dhe Iranit është zhvilluar.

    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë identifikuar se Irani ka lëshuar raketa në drejtim të territorit të shtetit të Izraelit. Sistemet e mbrojtjes janë duke punuar për të ndalur kërcënimin”, thuhet në lajmërimin e fundit të Ushtrisë së Izraelit.

    E televizioni publik iranian ka njoftuar se vala e re përfshin 100 raketa e dronë që tashmë janë nisur në drejtim të Izraelit.

    Haifa dhe Tel-Avivi janë caqet kryesore, ka bërë të ditur televizioni iranian. E sipas raportimeve, shpërthime ka pasur në Izraelin verior. Është raportuar se ka edhe të lënduar.

    Ndërkohë, vetë Ushtria e Izraelit ka thënë se përderisa po merret me mbrojtjen nga raketat e lëshuara nga Irani, po vazhdon sulmet ajrore në caqet ushtarake në Teheran.

    Ndërkohë, sirena janë dëgjuar edhe në Amman, kryeqytet të Jordanisë. Jordania ka vendosur ta mbyllë hapësirën e vet ajrore.

  • Erik Fullani dhe Sara Hoxha kapen mat në të njëjtën festë – çfarë po ndodh mes tyre?

    Erik Fullani dhe Sara Hoxha kapen mat në të njëjtën festë – çfarë po ndodh mes tyre?

    Prej disa ditësh, rrjetet sociale janë ndezur nga zërat për një lidhje të mundshme mes Erik Fullanit dhe Sara Hoxhës – dhe duket se “puzzle”-i po plotësohet dita-ditës.

    Pas disa fotove të postuara nga i njëjti vend në jug, dyshja u shfaq sërish shumë pranë njëri-tjetrit – këtë herë në një festë private në periferi të Tiranës, organizuar nga Olta Gixhari për 1-vjetorin e djalit të saj, Zeo.

    Sara Hoxha dhe Olta njihen për miqësinë e ngushtë, që lindi nga bashkëpunimi i tyre në serialin “Në kuadër të dashurisë”, ku ato interpretonin motra. Ndaj prania e Sarës në festë ishte e pritshme… por Erik Fullani ishte surpriza e mbrëmjes!

    Edhe pse nuk ka asnjë foto të dyshes bashkë dhe nuk e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram – që vetë është një taktikë “klasike” për të shmangur dyshimet

    Kjo ka shtuar dyshimet se mes tyre ka nisur diçka më shumë se një njohje miqësore. Dhe kur në lojë janë zemra të njohura publike… rrjeti shpërthen!

  • Me a pa Gjestin? Egli merr vendimin e madh

    Me a pa Gjestin? Egli merr vendimin e madh

    Fillimi i javës nisi me lajme për shkëputje të bashkëpunimit artistik mes Egli Takos dhe Fifit, diçka për të cilën Shqiperia Sot raportoi ekskluzivisht të dielën.

    Ishte Egli që e konfirmoi një gjë të tillë përmes një reagimi shumë të matur ku fjalët u vërejt qartë që i pati të zgjedhura me kujdes.

    E nuk ka vonuar shumë që Egli të bëjë hapin e ri në karrierë i cili është definitivisht i duhuri.

    Ajo ka vendosur t’i besojë rrugëtimin një tjetër shtëpie mediatike.

    Ajo vendos ti besoj SBS Entertaiment me kte levizje Egli ben nje hap para ne karrieren e saj

  • Nisi të ng*cmonte djemtë dhe ti ndante nga gratë! Zbulohet arsyeja e ndarjes se Erion Isait, e pret b*rgu

    Nisi të ng*cmonte djemtë dhe ti ndante nga gratë! Zbulohet arsyeja e ndarjes se Erion Isait, e pret b*rgu

    Kryetari i Bashkisë së Kolonjës, Erion Isai, i njohur edhe si Çuçka i Kolonjës, në gusht 2024, ka paraqitur një kërkesë-padi pranë Gjykatës së Tiranës për t’u divorcuar nga bashkëshortja Ajlin Petrela, me motivacionin se mes tyre nuk ka më afeksion, se jetojnë të ndarë, se martesa e ka humbur kuptimin etj. Çuka dhe zonja Petrela ishin të martuar që nga viti 2011 dhe kanë dy fëmijë.

    Në prill të këtij viti, Gjykata e Tiranës ka vendosur zgjidhjen e martesës. Zyrtarisht, Çuçka e Kolonjës, i cili disa ditë më parë mahniti liderët e BE-së me aglishten e tij me theks ‘ersekar’ dhe humorin që e karakterizon, është beqar.

    Rastësi ose jo, kriza në martesën e Çuçkës ka ardhur pasi Edi Rama e emëroi në vitin 2019 kryetar të Bashkisë së Ersekës. Aktori i humorit Erion Isai tregoi ‘sakrificën e tij’ për interes publik pasi la një pagë rreth 5 mijë euro në televizion për një rrogë 680 mijë lekë të vjetra si kryetar i Bashkisë Kolonjë.

    Pyetjen ‘a kam edhe rrogë’ nisi t’a bënte që muajt e parë. Një skemë korrupsioni me tendera të paracaktuar, me Adriatik Zeqillarin, tregon edhe ‘sakrificën’ e Çuçkës. Shumë shpejt, aktori ia mori dorën bashkisë, duke krijuar një rreth klientelist, me të cilin nisi të ndante paratë dhe tokat publike, duke marrë përqindje për çdo tender dhe ankand.

    Pas finalizimit të aferave të para korruptive, Çuçka mori shtëpi te Kodra e Diellit. Një dosje në SPAK dhe disa dëshmi tregojnë se Çuçka, në një moment, nuk dinte se çfarë të bënte dhe ku t’i çonte paratë e vjedhura. Rroga e bashkisë dhe paga si aktor i dukeshin bakshish.

    Ai vendosi të shkurtonte dhe paloste veshët (romodelonte veshët). Befas një ditë Çuçka u shfaq me veshë më të vegjël.

    Pas shkurtimit të veshëve, Çucka nisi të investonte në pasuri të paluajtshme në emra të tjerë, ndërsa i hyri edhe anglishtes, të cilën e asimiloi shumë shpejt, me një theks ‘ersekar’.

    Me gjithë këto ndryshime të shpejta martesa e Çuçkës nuk kishte se si të mos tronditej.

    Kupa u mbush kur Çuçka nisi të ngacmonte dhe t’u vardisej djemve, duke hyrë në sherr me të dashurat e tyre. Kështu një ditë zonja Petrela mori plaçkat dhe u largua nga banesa.

    Nuk përbën interes publik jeta private e Çuçkës, as nëse i pëlqejnë djemtë, femrat apo të dyja gjinitë, por interes publik përbën kur një kryetar bashkie shqetëson qytetarët me mesazhe seksiste në mesnatë, fton komentuesit në duel dhe vjedh pasuritë publike.

    Isai është nën hetim nga SPAK për abuzimet me fondet e rrugëve dhe një rast ujësjellësi për Bashkinë e Kolonjës, madje është thirrur disa herë për t’u marrë në pyetje. Edhe pse nën hetim, në listën e re të programit për strehimin social, Isai ka futur si përfitues edhe disa prej vartësve të tij, për t’iu dhënë banesa me lekët e qytetarëve.

    Të pastrehë janë shpallur dhe Petro Kristo, i cili ka pozicionin si drejtor pyjore dhe bashkëshortja e tij që po ashtu punon në Bashkinë e Kolonjës. Gjithashtu edhe Administratori i Njësisë Administrative të Leskovit, Leonard Konica, i cili në fakt administron hotelin luksoz të Olta Xhaçkës dhe Artan Gaçit në Leskovik.

    Ndërkaq, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka referuar në SPAK një tjetër dosje voluminoze për kryetarin e Bashkisë së Kolonjës, Erion Isai, i cili akuzohet për shpërdorim detyre dhe afera me tenderat. Kallëzimi penal në SPAK për Erion Isain, i njohur si Çuçka e Kolonjës, vjen pas një auditimi të Kontrollit të Lartë të Shtetit në Bashkinë e Kolonjës, ku janë konstatuar abuzime me tenderat me kosto miliona euro.

  • Si ishte i dashuri afrikan ne krevat ? Egla ve ne siklet encen ; Ai i imi … ( video )

    Si ishte i dashuri afrikan ne krevat ? Egla ve ne siklet encen ; Ai i imi … ( video )

    Atmosfera në studio u bë elektrizuese kur Egla u kthye drejt Encës me një pyetje të drejtpërdrejtë dhe plot nënkuptime:

    “Si ishte i dashuri afrikan në krevat?”

    Publiku u befasua, moderatorja mbeti pa fjalë, por Enca – me stilin e saj të njohur – nuk e humbi qetësinë.

    Ajo korrigjoi me zgjuarsi:

    “Nuk është afrikan… është nga Karaibet!”

    Një përgjigje që la shumë për të nënkuptuar, pa zbuluar asgjë konkretisht.

    Por Egla, mesa duket e intriguar nga tema, nuk u ndal me kaq.

    Biseda mori një kthesë të papritur, kur vetë Egla la të kuptohej se mund ta kishte menduar një eksperiencë me ndonjë afrikan – madje komentuesit në rrjet tani po e ftojnë ta provojë! 👀

    “S’e dimë ç’do ndodhë në verë me Eglën, por mesa duket dëshira ekziston,” shkruajnë ndjekësit në rrjet, ndërsa fragmenti po shpërndahet me shpejtësi virale.

    🔥 Ndoshta kjo ishte vetëm batutë… por siç ndodh shpesh me VIP-at tanë – çdo fjalë ndez rrjetin!

  • Premtimi që nuk arrriti ta realizonte, ja çfarë i tha piloti babait pak para rrëzimit

    Premtimi që nuk arrriti ta realizonte, ja çfarë i tha piloti babait pak para rrëzimit

    Piloti i fluturimit tragjik të Air India i bëri premtimin prekës babait disa ditë para rrëzimit të aeroplanit.

    Kapiteni Sumeer Sabharwal e telefonoi babain e tij një javë para fluturimit të Air India dhe i bëri një premtim emocional

    Piloti indian po drejtonte kabinën e pilotit të fluturimit të dështuar të Air India, i cili mbante 242 pasagjerë, përfshirë 53 britanikë, kur u ngrit.
    Sabharwal ishte një nga personat në bord që nuk ia doli, pasi fluturimi AI171 u rrëzua në një zonë banimi rreth një minutë pasi u ngrit nga Aeroporti Ndërkombëtar Sardar Vallabhbhai Patel, Ahmedabad, Indi. Boeing 787 Dreamliner ishte nisur për në Londër Gatwick, përpara se Sabharwal dhe Oficeri i Parë Clive Kunder të ngriheshin nga aeroporti i Indisë perëndimore.
    Por për fat të keq, pati vetëm një të mbijetuar nga rrëzimi, pasi u raportua se burri në 11A, një shtetas britanik, i shpëtoi mrekullisht jetës.

    Çfarë dimë deri tani për rrëzimin e Air India?

    Fluturimi AI171 i Air India u nis nga Ahmedabad të enjten më 12 qershor, me destinacion kryeqytetin britanik. Megjithatë, vetëm një minutë pasi doli nga pista, pilotët lëshuan një thirrje Mayday pasi sinjali humbi në një lartësi prej 625.
    Avioni filloi të zbriste me shpejtësi, duke u rrëzuar në konviktin e BJ Medical College UG në Meghani Nagar, Ahmedabad, në orën 13:38 sipas orës lokale.

    Ndërsa autoritetet fillimisht raportuan se nuk dukej se kishte “asnjë të mbijetuar” nga 242 personat në bord, Air India zbuloi se një shtetas britanik i quajtur Vishwash Kumar Ramesh ishte i vetmi i mbijetuar i aksidentit tragjik.
    Ata thanë: “I vetmi i mbijetuar po trajtohet në spital. Pasagjerët përfshinin 169 shtetas indianë, 53 shtetas britanikë, shtatë shtetas portugezë dhe një shtetas kanadez.”

    40-vjeçari ishte ulur në sediljen 11A dhe ka mbetur me lëndime në gjoks, sy dhe këmbë.

    Fjalët e dhimbshme të fundit të Sabharwal u zbuluan pasi u gjet një nga dy kutitë e zeza.
    Piloti paralajmëroi se po ‘humbnin fuqinë’ në fluturim, raporton London Evening Standard.
    Sabharwal dhe Kunder kërkuan ‘paralajmërim’ pasi nuk arritën të përfundonin ngritjen e tyre të plotë.
    I pari tha gjithashtu se nuk kishte ‘asnjë shtytje’, duke u përpjekur të ngrinte aeroplanin ndërsa ishte vetëm disa qindra metra në ajër, pasi avioni humbi kontaktin brenda një minute nga zbarkimi.
    Regjistrimet e kabinës në kutitë e zeza mund të ndihmojnë autoritetet të mësojnë më shumë rreth asaj që ndodhi.

    Sabharwal, i cili ka mbi 8,200 orë përvojë, thuhet se ka folur me babain e tij 82-vjeçar në telefon vetëm një javë para rrëzimit.
    Politikani indian Dilip Nana Lande, i Asamblesë Legjislative të Maharashtra, pretendoi se piloti e telefonoi babain e tij, i cili jeton në një azil kujdesi, duke i premtuar se do të bënte një hap larg nga puna në të ardhmen e afërt.
    “Disa ditë më parë, ai premtoi të bënte një pushim për të kaluar kohë me të atin,” tha ai.

    “Times of India” raportoi se thuhet se i ati i tij ka qenë një ish-zyrtar në Drejtorinë e Përgjithshme të Aviacionit Civil të Indisë.

  • E mban larg mediave, por pa te ska jete! Do habiteni se cfare pune ben gruaja e Arditit

    E mban larg mediave, por pa te ska jete! Do habiteni se cfare pune ben gruaja e Arditit

    Megjithatë, ndonëse jashtë kamerave dhe pavarësisht faktit që nuk ka folur kurrë në media për punën e saj, Anila është koordinatore produiksioni në “E diela Shqiptare”, ndërsa është në rol drejtues në programin më të ndjekur të shqiptarëve.

    Sigurisht, kontributi i saj është i madh në thuajse të gjitha projektet e Arditit, përfshirë këtu edhe festivalin “Kënga Magjike”.

    Ata që kanë pasur të paktën një kontakt, e dinë mirë që Anila Beko, apo siç të gjithë e njohim, bashkëshortja e Ardit Gjebreas, të bën menjëherë për vete.

    E sjellshme, dashamirëse, e çiltër dhe plot pozitivitet, Anila është ndër të paktët njerëz që të mbushin me shpresë me besim dhe të bëjnë të mendosh se bota është e bukur.

    Ndonëse refuzon protagonizmin, bashkëshortja e moderatorit të njohur nuk e shmang dot plotësisht, ndërsa lakohet shpesh në media, jo vetëm për martesën, por edhe për mbështetjen e madhe që i ka dhënë gjatë viteve artistit të famshëm.

    Megjithatë, ndonëse jashtë kamerave dhe pavarësisht faktit që nuk ka folur kurrë në media për punën e saj, Anila është koordinatore produiksioni në “E diela Shqiptare”, ndërsa është në rol drejtues në programin më të ndjekur të shqiptarëve.

    Sigurisht, kontributi i saj është i madh në thuajse të gjitha projektet e Arditit, përfshirë këtu edhe festivalin “Kënga Magjike”.

  • Rudina e pyet kë ka për bashkëshort: Aktorja e lë pa fjalë: Kam marre atë që ti e ke pasur..

    Rudina e pyet kë ka për bashkëshort: Aktorja e lë pa fjalë: Kam marre atë që ti e ke pasur..

    Aktorja Oriana Cama ka folur rreth zhvendosjes së saj nga Shqipëria drejt Italisë, duke theksuar se shkak i kësaj është bërë njohja me bashkëshortin, i cili jetonte atje.

    Ajo ishte e ftuar në “Tv Klan”, në një intervistë me moderatoren Rudina Magjistari. Teksa po rrëfente zhvendosjen në Itali dhe po fliste për bashkëshortin e saj, aktorja zbuloi se ky i fundit dhe Rudina Magjistari kanë qenë shokë banke.

    Ky detaj e habiti moderatoren Rudina Magjistarin, e cila nuk mundet ta besojë rastësinë, por shprehu se Oriana ka bërë zgjedhjen e duhur.
    Biseda:

    Rudina Magjistari: Partneri është shqiptar?
    Oriana Cama: Shqiptar. Nuk e di pse mendojnë të gjithë që është italian.–Rudina Magjistari: Prej faktit që jeni zhvendosur direkt atje. Ai jetonte në Shqipëri kur u njohët?

    Oriana Cama: Jo, ai ka shumë vite…keni qenë në një klasë, Rudina.–Rudina Magjistari: Vërtet? Duhet ta shoh më mirë në fotografi.

    Oriana Cama: Po, te shkolla “Naim Frashëri”, keni qenë në një bankë sepse kur e mori vesh që jam…–Rudina Magjistari: Në Elbasan?
    Oriana Cama: Po.–Rudina Magjistari: Vërtet?

    Oriana Cama: Kur e mori vesh që jam te emisioni yt, tha “ua Rudina, shoqja ime e klasës”.–Rudina Magjistari: Si e ka emrin?–Oriana Cama: Julian Baxho.

    Rudina Magjistari: Uau! Ka ndryshuar aq shumë sa është e pamundur që unë…por është e pabesueshme, çfarë koincidence. Ka qenë djalë shumë i mirë, ke bërë zgjedhje shumë të mirë.

  • Gjesti e zë në befasi sigurimin amerikan në koncert, momenti bëhet viral

    Gjesti e zë në befasi sigurimin amerikan në koncert, momenti bëhet viral

    Gjesti po vazhdon turin e tij të koncerteve, këtë radhë përtej oqeanit.

    E duket se energjia e zjarrtë me të cilën u shfaq me të mbërritur krah Era Istrefit, e ka përcjellë dhe në skenë.

    Ai është shfaqur i ngarkuar me adrenalinë dhe disponim të lartë, çka është reflektuar menjëherë në performancën e tij live.

    Një moment i veçantë nga koncerti është bërë viral në rrjet, teksa këngëtari ka përfshirë papritur në performancë një nga pjesëtarët e sigurimit. Duke iu afruar në mënyrë spontane, Gjesti i ka bërë një lëvizje lozonjare truprojës që fillimisht u duk i habitur, por më pas ka reaguar me një pohim të lehtë me kokë dhe fjalën: “Nice”.

    Ky ndërveprim i papritur është shpërndarë gjerësisht dhe ka shkaktuar shumë të qeshura në rrjet, duke dëshmuar edhe një herë aftësinë e Gjestit për të sjellë momente autentike dhe të paharrueshme në çdo performancë.

    Ndiqeni të plotë këtë moment në videon më poshtë. 

    https://www.instagram.com/reel/DK43Eo8sTH-/?igsh=eHI1azI0dzZ2NGIx