Blog

  • Anisa si Gjesti: ‘Sot jam shumë e prekur dhe e trishtuar’

    Anisa si Gjesti: ‘Sot jam shumë e prekur dhe e trishtuar’

    Ditën e djeshme, Prive raportoi  se një pjesë e mirë e hiteve të Gjestit nga periudha e kaluar nuk janë më në Youtube.

    Kjo pasi kanali ku ishin të ngarkuara është hakuar dhe pasojat nuk janë ndalur vetëm te ai.

    Sot është zbuluar se i

    kanal kishte të ngarkuar edhe projektin “Vetmia” të Anisa Veselit, i cili po ashtu është zhdukur nga YouTube.

    Ish-banorja e BBVK3, përmes disa postimeve në Instagram, ka ndarë emocionet dhe zhgënjimin për këtë humbje të papritur. E prekur, Anisa shkruan:

    “Sot jam shumë e prekur dhe e trishtuar… Kënga ime ‘Vetmia’ është fshirë nga YouTube dhe nuk e di ende arsyen pse ka ndodhur kjo. Ka qenë një nga këngët më të dashura për mua, sepse kam punuar me shpirt dhe mund për ta sjellë atë tek ju.”

    Ajo zbulon se “Vetmia” nuk ishte thjesht një projekt, por një përballje me vetveten. Gjatë xhirimeve, Anisa kishte pësuar edhe një rrëzim nga kali, por nuk e kishte ndalur punën, pasi – siç shkruan vetë – “kjo këngë meritonte të përfundohej”.

    Teksa ende nuk  një sqarim zyrtar dhe arsyet e kësaj çfarë po ndodh nuk i di as vetë, Anisa shpreson që gjithçka të rikthehet dhe “Vetmia” të jetë sërish aty ku i takon, pranë publikut të saj. 

  • 🚨 Air Tragedy: Plane Carrying 290 People Crashes Seconds After Takeoff – Shocking Footage Emerges from the Scene!

    🚨 Air Tragedy: Plane Carrying 290 People Crashes Seconds After Takeoff – Shocking Footage Emerges from the Scene!

    A tragic incident has shaken the city of Ahmedabad, India, where an Air India flight, AI171, crashed shortly after takeoff from Sardar Vallabhbhai Patel International Airport.

    The aircraft, a Boeing 787-8 Dreamliner en route to London, had 242 passengers and crew members on board, although some sources report the total number of people could be as high as 290. The crash occurred in the early hours of the morning in Meghani Nagar, a densely populated area near the airport.

    Footage shared in the media shows thick black smoke and scattered debris, painting a picture of chaos. Over five firefighting units were immediately dispatched to the scene. So far, there is no official confirmation of fatalities, but injuries and significant damage have been reported.

    Authorities, including the Indian Ministry of Home Affairs and the Directorate General of Civil Aviation, have launched investigations to determine the cause of the crash. The aircraft was reportedly heavily fueled for the long-haul flight, which may have intensified the fire following the crash.

    This incident highlights yet another tragic moment in India’s aviation history and reinforces the urgent need for enhanced safety measures and improved airport infrastructure.

  • Tragjedi në Ajër: Avioni me 290 Pasagjerë Rrëzohet Pak Sekonda pas Nisjes – Pamje Tronditëse nga Vendi i Ngjarjes! ( Video )

    Tragjedi në Ajër: Avioni me 290 Pasagjerë Rrëzohet Pak Sekonda pas Nisjes – Pamje Tronditëse nga Vendi i Ngjarjes! ( Video )

    Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin Ahmedabad të Indisë, ku një avion i Air India, fluturimi AI171, është rrëzuar pak pasi ishte ngritur nga Aeroporti Ndërkombëtar Sardar Vallabhbhai Patel.

    Avioni, një Boeing 787-8 Dreamliner me destinacion Londrën, kishte në bord 242 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit, por burime të tjera flasin për një total deri në 290 persona. Aksidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit, në zonën e populluar Meghani Nagar pranë aeroportit.

    Pamjet e shpërndara tregojnë tym të zi dhe mbeturina të shpërndara gjithandej, duke përshkruar një skenë kaotike. Mbi pesë ekipe zjarrfikësish janë dërguar menjëherë në vendngjarje. Ende nuk ka konfirmime për viktima, por raportohen të plagosur dhe dëme të konsiderueshme.

    Hetimet janë në zhvillim nga autoritetet indiane, të cilat po përpiqen të zbulojnë shkakun e aksidentit. Dyshohet se karburanti i shumtë i avionit për një fluturim afatgjatë mund të ketë rritur përmasat e zjarrit pas rrëzimit.

    Ky incident rikthen në vëmendje nevojën për masa të shtuara sigurie dhe përmirësim të infrastrukturës ajrore në Indi.

  • “Lë Kombëtaren për Kristjan Asllanin! Lëvizja e papritur e trajnerit serb trondit opinionin!”

    “Lë Kombëtaren për Kristjan Asllanin! Lëvizja e papritur e trajnerit serb trondit opinionin!”

    Një tjetër lëvizje e bujshme në futbollin evropian! Trajneri i Serbisë U21, Aleksandar Kolarov, ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij, vetëm disa muaj pas marrjes së detyrës. Arsyeja? Një rikthim surprizë te Interi, ku do të jetë ndihmës i trajnerit të ri, Kristian Kivu, dhe do të ketë një rol kyç në zhvillimin e lojtarëve si Kristjan Asllani.

    Kolarov, një ish-futbollist i Interit dhe njohës i thellë i futbollit italian, pritet të ketë ndikim të menjëhershëm në stafin teknik. Pasi kreu kualifikimet si drejtor sportiv dhe trajner, ai kthehet në Milano për të kontribuar në një projekt të ri ambicioz.

    Kristjan Asllani, mesfushori i talentuar shqiptar, është një nga lojtarët nga të cilët pritet shumë në sezonin e ardhshëm, dhe ardhja e Kolarovit mund të jetë një nxitje e madhe për zhvillimin e tij teknik dhe taktik.

  • Bardhi tregon të vërtetën për Big Brother VIP: S’ishte eksperienca më e mirë e jetës, por…

    Bardhi tregon të vërtetën për Big Brother VIP: S’ishte eksperienca më e mirë e jetës, por…

    I ftuar në emisionin “Robi plaket kur don vetë”, Bardhi nuk i kurseu fjalët kur foli për kohën e tij në Big Brother VIP Albania 3. Pa filtra dhe pa dramë të sforcuar, ai pranoi se qëndrimi 53-ditor në shtëpinë më të famshme në vend nuk ka qenë aq i thjeshtë sa dukej nga jashtë.

    “Shtatë ditët e para ishin më të vështirat. Tre ditë rresht kam kërkuar telefonin,” rrëfeu ai me sinqeritet. “Nuk është për çdo kë. Unë jam kënaqur, por jo në atë nivel që ta quaj eksperienca më e mirë e jetës.”

    Ai nuk e fshehu faktin se dinamika e lojës, ndonjëherë e detyruar, e bëri ambientin të ngarkuar: “Je me njerëz që nuk i njeh, dhe ndonjëherë çdo minutë dikush mundohet të kapet pas teje që loja të bëhet më interesante.”

    Por, edhe pse BBV nuk ishte “dream come true”, një gjë është e sigurt: nga ajo eksperiencë, Bardhi doli me dashurinë e jetës, Sara Gjordenin. Sot janë të martuar dhe prindër të Neas së vogël, që erdhi në jetë në fund të vitit që lamë pas.

  • Pas 14 vitesh, aktori shqiptar ndahet nga gruaja

    Pas 14 vitesh, aktori shqiptar ndahet nga gruaja

    Kryebashkiaku i Ersekës dhe njëkohësisht aktori i njohur i humorit, Erion Isai, i ka dhënë zyrtarisht fund martesës me bashkëshorten e tij, Ajlin Petrela.

    Prej kohësh përflitej se çifti nuk jetonin më bashkë, ndërsa Isai thuhej se jetonte mes Tiranës dhe Ersekës, por këto zëra nuk ishin konfirmuar asnjëherë publikisht prej tij.

    Tashmë, ndarja është bërë zyrtare – Gjykata e Tiranës ka përfunduar procesin e divorcit në prill të këtij viti, pas një kërkese të paraqitur një vit më parë.

    Erion Isai dhe Ajlin Petrela u martuan në vitin 2011 dhe janë prindër të dy fëmijëve. Në vendimin gjyqësor thuhet se mes tyre “nuk ekziston më ndjenja e afeksionit”, se “jetojnë të ndarë” dhe se martesa “ka humbur kuptimin”.

  • E fundit! SPAK ‘shkund’ qeverinë e Edi Ramës, kush është ministri që do arr*stohet

    E fundit! SPAK ‘shkund’ qeverinë e Edi Ramës, kush është ministri që do arr*stohet

    Kush është ministri që rrezikon prangat?

    Prokuroria e Posaçme ka futur në ankth kabinetin qeveritar të Edi Ramës. Teksa kryeministri sot u rishfaq në publik me sulme ndaj drejtësisë, mësohet se SPAK ka vënë nën hetim 1 ministër të qeverisë aktuale.

    Edi Rama u mundua që shumë prej ministrave besnikë t’i veshë me imunitet, duke i kandiduar për deputetë, por një prej tyre rrezikon burgun. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Prokuroria e Posaçme në faqen e saj zyrtare, te regjistri i transparencës. “Rezulton se aktualisht nën hetim është 1 (një) ministër”, shprehet SPAK dhe mendohet se eshte Petrit Malaj, ministër i Financave

    Duhet të presim dhe të shohim, por fakti që SPAK shprehet se ai është nën hetim, do të thotë se akuzat kanë avancuar. Në përgjithësi, SPAK nuk regjistron procedime në emër të zyrtarëve për të shmangur afatin kohor, por sinjalet janë se një ministër ka rënë në rrjetë dhe do t’ia shohim krismën shumë shpejt.

    Arrestimi i fundit i bujshëm që ka bërë SPAK është ai i Erion Veliajt. Në shkurt, kryebashkiaku i Tiranës u arrestua në zyrën e tij dhe që nga ajo kohë, SPAK është fokusuar te krimet zgjedhore dhe te lufta kundër krimit të organizuar. Sinjalet janë se tani mund të kemi një tjetër goditje të bujshme në radhët e mazhorancës.

    Në faqen e saj zyrtare, SPAK bën me dije se numri i personave nën hetim që prej krijimit të Prokurorisë së Posaçme deri tani është 2597. Pra, duket se ka pasur shumë emra të rëndësishëm që kanë kaluar në sitë, por deri më tani nuk ka pasur arrestime në nivele ministrash, por vetëm ish-ministrash.

    Të shohim nëse do të kemi finalizim, pasi SPAK është dhe në luftë me kohën. Në dhjetor, Altin Dumani ikën si kryetar dhe nuk i dihet se çfarë sjell dimri. Po ashtu, në shtator pritet të riaktivizohet komisioni “Xhafaj”

  • Zhduken këngët e vjetra të Gjestit, ja arsyet e kaosit në Youtube

    Zhduken këngët e vjetra të Gjestit, ja arsyet e kaosit në Youtube

    Një pjesë e madhe e këngëve të dikurshme të Gjestit janë zhdukur nga rrjetet sociale, konkretisht nga platforma Youtube.

    Detaji i ka rënë në sy fansave të tij.

    Bëhet fjalë për hitet: “Katile”, “Idiote”, “U halite”, “Pandemia” e të tjera që nuk gjenden më në Youtube.

    Këngët janë nga periudha e menaxhimit të Gjestit nga menaxheri Samed Potera, me të cilin ishte dakorduar t’ia lë këngët në kanal kur shkëputi kontratën.

    Megjithatë, Prive By Liberta Spahiu mëson se këngët nuk janë fshirë por kanali është hakuar.

    Aktualisht po bëhen përpjekje për t’i kthyer kanalet ku kanë qenë këto këngë të ngarkuara teksa nuk dihet se kush qëndron prapa hakimit të tyre.

    A është kjo një betejë në heshtje për hitet e dikurshme që kanë bërë namin e rrjedhimisht po gjenerojnë fitime sidomos nga Big Brother VIP Albania e këtej?

  • Është bërë legjendë kjo historia”/ Arjola Demiri flet për shtëpinë që iu premtua në Big Brother VIP Albania

    Është bërë legjendë kjo historia”/ Arjola Demiri flet për shtëpinë që iu premtua në Big Brother VIP Albania

    Pas shumë aludimeve në rrjet dhe batutave që e kthyen në një nga temat më të përfolura të pas-Big Brother VIP, Arjola Demiri ka vendosur të japë një përgjigje të qartë lidhur me shtëpinë që iu dhurua gjatë spektaklit.

    Në një deklaratë të fundit, aktorja tha me humor dhe sinqeritet:

    Me shtëpinë shumë mirë, aty është, vetëm me u fut brenda.”

    Ajo shtoi se historia është bërë tashmë një “legjendë urbane” për publikun shqiptar:
    “Kur të futem, do e merrni vesh. Sepse u bë legjendë kjo historia e shtëpisë.”

    Arjola konfirmoi se prona ekziston fizikisht dhe është parë nga të gjithë, por që ende po punohet për ta bërë gati për banim.
    “Është vetëm me u fut brenda, ta mobilojmë, ta sistemojmë, se do punë,” tha ajo, duke kujtuar se kur iu premtua, shtëpia ishte ende në fazë ndërtimi:

    Ka qenë në themele kur është dhuruar, kështu që është normale pritja.”

    Me këtë sqarim, duket se Arjola e ka vendosur të mbyllë kapitullin e “misterit të shtëpisë” me transparencë dhe qetësi, ndërsa pret të hyjë në shtëpinë që i ndryshoi jetën.

    https://www.instagram.com/reel/DKw6eTDoz5e/?utm_source=ig_web_copy_link

  • “Të verbrës iu kthye shikimi”, Prifti rrëfen mr*kullitë që ka parë me sytë e tij në Kishën e Laçit

    “Të verbrës iu kthye shikimi”, Prifti rrëfen mr*kullitë që ka parë me sytë e tij në Kishën e Laçit

    Prifti françeskan, Landi Jaku, në një intervistë për Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka rrëfyer disa mrekulli që ka parë me sytë e tij të ndodhin në Kishën e Shna Ndout në Laç.

    Ai ka rrëfyer se si një grua në gjendje jo të mirë mendore, u shërua plotësisht pas lutjeve të familjarëve. Një tjetër rast që ai rrëfen është rikthimi i shikimit të një gruaja që jeton ende sot, e cila ishte totalisht e verbër.

    Pjesë nga biseda:

    Jaku: Më kujtohet një vajzë që kishte kaluar nga mendja, ishte krejt jashtë orbite. Kur e sollën të afërmit e saj për disa të marta rresht, janë lutur për shëndetin e saj. Unë e kam parë me sytë e mi, ajo hante gurë, dhe. Pastaj në momentin që është shëruar është bërë shumë mirë.

    E kam parë tani vonë ishte bërë me djalë, dhe ishin të dy shumë mirë. E kam parë me sytë e mi si të sëmurë e kam parë edhe kur ishte e shëruar.

    Borakaj: E keni parë në 2005-2006 kur keni shërbyer?

    Jaku: Jo se unë vetë për tu bërë Françeskan kam hyrë në Kuvend në 1993-in, që në atë kohë mbaj mend, pak përpara para se të vija si superior i Françeskanëve. Shumë njerëz thonë dhe tregojnë mrekulli nga më të ndryshmet. Një grua e cila është bijë këtu është martuar diku tjetër e kishte humbur komplet shikimin. E sollën këtu, u lutën me shpirt e fitoi dritën e syve.

    Ajo është gjallë edhe sot. Një tjetër më ka treguar një punëtor i joni, që ishte një zotëri prej Mirditës dhe ishte në ndjekje të policisë, dhe ai e kishte bërë niet të vinte të lutej këtu dhe erdhi. E vuri re prej larg se policia po e ndiqte, dhe ndryshoi rrugë u fut nga përroi i Kishës, dhe thotë ky punëtori jonë u bë i gjithë vendi mjegull, dhe as policët nuk e shihnin njëri-tjetrin.

    Borakaj: E pabesueshme!

    Jaku: Dhe thotë që policët u kthyen mbrapsh. Siç duket ai i ka rënë rreth e rreth dhe ka shkuar në shtëpinë e vet. Aq të fortë e ka patur besimin sa Zoti e ka ndihmuar të humbasë gjurmët.