Valon Lluka, administratori i Shoqërisë “Vlora International Airport – VIA Sh.p.k.”, ka reaguar pas raportimeve për shkarkimin e tij nga detyra.
Pacolli e shkarkoi nga Aeroporti i Vlorës, i përgjigjet administratori: Kam…

Dy ditë më parë, vetëm me votat e shoqërisë “Mabco Construcion SA”, Valon Lluka është shkarkuar.
Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, Lluka thekson se deri më tani nuk ka marrë asnjë njoftim zyrtar apo akt formal nga organet kompetente, duke e mësuar lajmin vetëm përmes raportimeve mediatike.
Ai shkruan se nuk është i informuar mbi shkaqet apo arsyet ligjore të një vendimi të tillë.
Sipas tashmë ish-administratorit, gjatë gati katër viteve në krye të shoqërisë ai ka vepruar gjithmonë në përputhje me ligjin, kontratën e koncesionit dhe parimet e transparencës, duke shtuar se çdo arsye e mundshme nuk lidhet me performancën apo përkushtimin e tij profesional.