Opozita lëviz: Luçiano Boçi tregon momentin e shpalljes së kandidatit!

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi, deklaroi se brenda 2-3 ditësh opozita do të shpallë kandidatin e përbashkët që do të garojë përballë Ogerta Manastirliut në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës.

Boçi theksoi se procesi i përzgjedhjes nuk është vetëm politik, por edhe moral, duke nënvizuar se negociatat mes forcave opozitare kanë hyrë në fazën kulmore.

“Nuk është thjesht sfidë emrash, por një sfidë politike. Ky është momenti i hyrjes së vërtetë në fushatë. Në 2 ose 3 ditë do të kemi kandidatin,” – u shpreh ai.

More posts