Opozita kërkon që gjyqtari Astrit Kalaja të shpallet Dëshmor i Atdheut

Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve që u zhvillua në Kuvend, ligjvënësit nga radhët e opozitës kanë kërkuar që gjyqtari Astrit Kalaja, i cili u vra në sallën e gjyqit dy ditë më parë, të shpallet Dëshmor i Atdheut.

Deputetët opozitarë kanë kërkuar që institucionet shtetërore të nisin menjëherë proceduat për këtë.

Sakaq, Policia e Tiranës ka përmbyllur hetimet për vrasjen e ndodhur në Gjykatën e Apelit të Tiranës. Policia bën me dije se gjyqtari Astrit Kalaja u vra rreth orës 15:35, nga Elvis Shkambi, i cili u vetëdorëzua dhe u arrestua disa minuta pas ngjarjes.

Si bashkëpunëtor i autorit është arrestuar xhaxhai i tij, Gjon Shkambi, i cili ka qenë i pranishëm në sallën e gjyqit dhe nuk ka kryer asnjë veprim për të ndalur nipin.

Po ashtu në pranga ka përfunduar roja i Gjykatës së Apelit, Banush Koxhaj. Sipas policisë kamerat e sigurisë tregojnë se 63-vjeçari nuk ka kryer kontrollin përkatës, edhe pse skaneri ka konstatuar në momentin që Elvis Shkambi hyn në gjykatë, prezencën e objekteve metalike.

More posts