Oj zhele, fëlliqësirë’, plas keq mes Qeqës dhe nënës së Edon Zhegrovës

Gazetarja e sportit, Qeqa Krelani, ka reaguar ashpër në rrjetet sociale pas komenteve që, sipas saj, janë bërë nga nëna e futbollistit të përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova.

Ajo thekson se, ndonëse ka qenë kritike e fortë ndaj lojtarëve si Rrahmani, Vojvoda, Berisha, Muriq dhe Muslija, marrëdhënia e saj me ta ka mbetur korrekte dhe profesionale, siç raporton Indeksonline.

Boll i kam kritiku lojtarët e Kosovës, ekstrem shumë, sidomos kapitenin Rrahmani, Vojvodën, Berishën, Muriqin, Muslijën etj., saqë shpesh i kam rrezikuar edhe intervistat në garat e UEFA-s dhe FIFA-s. Por reagimi i tyre ndaj meje ka qenë gjithmonë super profesional dhe me shumë respekt,” ka shkruar Krelani.

Gazetarja ka shprehur indinjatën për fjalorin e përdorur nga zonja Zhegrova, duke deklaruar se nuk ka përjetuar asnjëherë një nivel të tillë fyerjesh: “Mirëpo fjalor të këtij niveli nuk më ka ndodhur me e dëgju nga një nënë e një futbollisti. Sipas zonjës Zhegrova, unë paskam qenë ‘zhele’ dhe ‘fëlliqësirë’, edhe pse në Dukagjin ‘zheles’ i thonë ‘llokum’.”

Më tej, Krelani shton se po paragjykohet vetëm pse nuk i përket rrethit të gazetarëve që, sipas saj, kërkojnë favore personale nga lojtarët dhe heshtin përballë problemeve reale në kombëtare.

“Nuk pranova të jem pjesë e formacionit të gazetarëve që kërkojnë foto, kafe, fanella, autografe… dhe për këtë arsye, kjo nënë dhe bashkëshorte na tregon që për t’u konsideruar gazetare e zonja, duhet medoemos të kesh fëmijë dhe të mos kritikosh djemtë e Kosovës,” përfundon ajo.

Në fund, Krelani i drejton një pyetje të drejtpërdrejtë zonjës Zhegrova: “Pse reagon me këtë fjalor prej rrugaqërie vetëm kur kritikon Qeqa, ndërsa ndaj kritikave të kolegëve të mi sillesh sikur nuk ekzistojnë?”

More posts