“Nuk mund të paraqitemi si rraqexhi e delenxhi”- Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama: S’ bëhemi dot anëtarë të BE duke…

Kryeministri Edi Rama ka theksuar sot se rruga drejt integrimit europian kërkon një përqasje të re ndaj hapësirës së përbashkët dhe respektit për territorin

Ai nënvizoi se territori dhe hapësira e përbashkët kanë një rëndësi të veçantë në këtë proces.

Sipas tij, është e domosdoshme të vendoset një vijë e qartë ndarëse mes të drejtës për të zhvilluar një aktivitet legjitim dhe kufijve që duhen respektuar në hapësirat që i përkasin të gjithëve.

“Nuk mund të vazhdojmë të lejojmë që bukuritë natyrore që na ka falur Zoti të keqpërdoren, ndërsa ne të shfaqemi para fëmijëve tanë dhe të tjerëve si raqexhinj dhe abuzues të pasurisë publike,” deklaroi kreu i qeverisë.

Rama: Nuk mund të bëhemi anëtarë të BE duke i ndarë mbrapsht punët, disa andej që përpiqet të bëjnë punën dhe disa që përpiqen të bëjnë diçka duke mos pyetur për punën e përbashkët. Në këtë aspekt territori ka një rëndësi të posaçme. Respekti për hapësirën e përbashkët ka rëndësi të posaçme. Vendosja qartë e kufirit mes të drejtës mbi hapësirën e përbashkët dhe të drejtës së kujdo që do të zhvillojë një aktivitet të caktuar legjitim në këtë hapësirë është një domosdoshmëri. Nuk mundet dot që të vazhdojmë të lejojmë që bukuritë e mëdha që na ka falur zoti të abuzohen dhe nga ana tjetër ne të paraqitemi para fëmijëve tanë, pastaj edhe të tjerëve, nëse për veten nuk paskemi respekt si raqexhi, si delenxhi dhe si abuzues me pasuri që nuk janë tonat, por janë të përbashkëta.

Kemi bërë disa hapa, por ju siguroj që ky nuk është aksion, por është një përpjekje e pandalshme e të qëndruarit së bashku.

More posts