Ish-konkurrentja e “Ferma VIP”, Alba Pollozhani, ka folur hapur në një studio televizive për eksperiencën e saj dhe lajmet që qarkulluan pas daljes nga programi.
“Nuk mund të mohoj diçka të bukur” – Alba Pollozhani tregon të vërtetën për shtatzëninë në Ferma VIP

Në media u përfol për një shtatzëni të mundshme gjatë qëndrimit të saj në fermë, por Pollozhani e mohoi publikisht këtë gjë.
“Sa i përket shtatzënisë, nuk e di pse doli një lajm i tillë. Nëse do ishte e vërtetë, unë do ta pranoja sepse nuk mund të mohoj diçka të bukur”, – u shpreh ajo.
Gazetarja e vuri në dukje se deklaratat e saj shpesh linin hapësirë për dyshime, por Alba theksoi se gjithçka lidhej me emocionet e forta që po përjetonte pas daljes nga ferma.
“Ka qenë një fazë me shumë emocione të larta. Nuk ishte fokusi im t’u përgjigjesha drejtpërdrejt pyetjeve. Ishte një gjendje që të nxirrte nga kufizimi dhe të bënte konfuz me gjithçka që ndodhte jashtë”, shtoi ajo.