“Nuk kishte surpriza” – Bregu: “Balluku ka marrë në dorë kabinetin, Rama vetëm e drejton nga lart!”

Pedagogu dhe analisti Zylyftar Bregu, i ftuar në emisionin Quo Vadis në Vizion Plus, deklaroi se qeveria e re e Edi Ramës është më shumë “kabinet i Belinda Ballukut” sesa i kryeministrit.

Sipas tij, numri dy i qeverisë jo vetëm që u rikonfirmua, por arriti të forcojë pozitat duke futur në kabinet edhe njerëzit e saj. “Mendoj se më shumë ministra ka zonja Balluku sesa vetë Rama,” tha Bregu.

Ai komentoi edhe vendosjen e një emri të ri në krye të Ministrisë së Brendshme, që sipas tij do të çojë në rritjen e fuqisë së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë. Si “truk politik” e quajti ai emërimin e Diellës, për të cilin tha se është lëvizje tipike e Ramës për të tërhequr vëmendje për një kohë të caktuar.

More posts