Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi Qeverinë se po mban të varfër shqiptarët, duke rritur vetëm rrogat e zyrtarëve të lartë. “Nga të gjitha vendet europiane, Shqipëria ka pagën minimale më të ulët. Ndërkohë që Shqipëria ka pagën maksimale, asnjë njeri në Ballkan, asnjë president, asnjë kryeministër, asnjë gjykatës, asnjë prokuror nuk merr rrogën e Altin Troplinit. Jo, nuk i merr 7 mijë euro. Rroga 7 mijë euro nuk njihet në Ballkan”, tha Berisha në një konferencë për mediat të mërkurën,
Nuk është çudi që të shpërthejë morri dhe zgjebja me këto çmime”, Berisha: Rroga e Dumanit, 15 herë më e lartë se paga minimale

Por ku është problemi tjetër? Në qoftë se nga viti 2023 në vitin 2025, rroga minimale nuk janë rritur, thotë Eurostat- mos dëgjoni gënjeshtrat e edi Ramës dhe INSTAT-it të Edi Ramës- nuk janë rritur thotë, çmimet janë stratosferike. Pyesni ju një amvisë, shkon dhe blen ilaçin për lavatriçe 35 euro pakon, në një kohë kur në Gjermani DASH shitet me 17-18 euro. Shkoni blini djathin. Jo, pse mora këtë, ju garantoj se me këto çmime, do plasë morri në të katër anët e vendit. Dhe zgjebja”.
Sipas Berishës, Eurostat konstaton se rroga minimale në Shqipëri nga viti 2023 gjer sot ka mbetur aty ku ishte, 408 euro. “Ndërkohë rroga maksimale në Shqipëri, paga neto e Altin Troplinit është 7 mijë euro. Është 15 herë më e madhe se paga minimale. Ndërkohë që rroga minimale nga viti 2023, siç deklaron Eurostat, është gjithsej 408 euro, rrogat e larta janë rritur me 30-40 për qind. A mund të imagjinoni ju që Edi Rama përcaktoi pension minimal për veten e tij, pensionin 4 mijë euro. Përcaktoi pra pension 10 rroga minimale. E imagjinoni ju se çfarë pashpirtësie dhe amoraliteti i plotë”, shtoi kreu i opozitës.