Nuk e njihja , por isha në krevat me të / Menaxheri i vip-ave habit : Një vajzë shqipëtare më kapi …

I ftuar në studion e emisionit “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, menaxheri i VIP-ave, Xhani Demika, ndau një rrëfim personal që surprizoi të pranishmit. Ai tregoi se një herë është dehur aq shumë, sa nuk mbante mend asgjë nga nata.

“Jam dehur aq keq një herë sa nuk mbaj mend asnjë gjë, vetëm kur e pashë veten në krevat në mëngjes”, u shpreh Demika.

Rrëfeu se është dehur një herë sa nuk mban mend asgjë dhe një vajzë shqiptare e kishte marrë te shtëpia e saj.

“Më ka ndodhur një rast kur jam dehur. Kam qenë jashtë, isha për qejfin tim komplet. Ekstremja është se nuk e mbaj mend. Një vajzë shqiptare që ishte aty, më ka marrë për dore, kemi qenë në makinë, nga aty në shtëpi, jemi zgjuar. E gjithë kjo ka qenë me video ngaqë kam qenë i dehur. Mbaj mend imazhe, por vend e rrugë jo. Kur u zgjova, u zgjova me një njeri që nuk e njihja. I thashë ‘po ne çne bashkë?’. Tha ‘njihemi prej kohësh’. Unë as që e njihja fare. Mbajtëm komunikim dhe sot e kësaj dite jemi miq”, tregoi menaxheri i VIP-ave.

More posts