Një incident i pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Korçë, ku një i ri, i identifikuar si Kostandin Dramolli, sulmoi me gurë fasadën e Bashkisë së qytetit.
Gjatë veprimit, ai transmetoi gjithçka “live” në rrjetet sociale, duke shpërthyer në akuza ndaj qeverisë, autoriteteve lokale dhe kryeministrit Edi Rama. Me gjuhë të ashpër dhe fjalor ofendues, Dramolli shprehu zemërimin e tij për aksionet e IKMT-së që po kryhen në lagjen nr. 14, ku ai banon, për lirimin e hapësirave publike.
Njihuni me futbollistin e Skënderbeut qe shau Edi Ramën dhe goditi me gurë Bashkinë e Korçës

Kostandin Dramolli është i njohur për të kaluarën e tij si portier i ekipit Skënderbeu, ndërsa ka luajtur gjithashtu për Bylisin, Pogradecin, skuadrën greke Pierikos dhe Maliqin, ku ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit. Megjithatë, ai braktisi futbollin për t’iu përkushtuar muzikës. Sipas burimeve, Dramolli ka qenë më herët i dënuar me burg dhe njihet me nofkën “Çekiçi 14”.
Menjëherë pas ngjarjes, ai u shoqërua në Komisariatin e Korçës dhe u procedua në gjendje të lirë, pasi është cilësuar se vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Policia e Korçës ende nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare, ndërsa priten informacione të tjera në vijim.
