Njerëzit janë al*rmuar? Edi Rama cudit shqiptarët: Mos dilni shume ne diell sepse…

Rama reagon për Kodin Penal: “Jo gojëmbyllje, por debat i hapur”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas polemikave të ashpra që kanë shpërthyer për draftin e ri të Kodit Penal, duke sqaruar se bëhet fjalë për një projekt jo përfundimtar, i cili synon të nxisë një debat gjithëpërfshirës dhe transparent.

Në një status të gjatë në rrjetet sociale, Rama e cilëson “histeri politike” reagimin e disa grupeve dhe i kritikon ata që, sipas tij, e përdorin lirinë vetëm për të krijuar panik dhe përplasje.

“Problemi nuk është drafti, por ata që bëjnë shamata në emër të mungesës së lirisë”, shkruan ai me një ton të ashpër.

Kryeministri mohon kategorikisht që drafti të ketë qëllim kufizimin e protestave apo lirisë së shprehjes, dhe i fton të gjithë të kontribuojnë me komente, sugjerime e kritika para se dokumenti të shkojë për miratim në Kuvend.

“Nuk ka gojëmbyllje me ligj. Ka një përpjekje për të modernizuar Kodin Penal dhe për ta përshtatur me kohën”, thekson Rama, duke e mbyllur me një mesazh ironik për kritikët:

“Të alarmuarit nga drafti, mbase duhet të kujdesen të mos ekspozohen shumë në diell.

More posts