Një unazë e hedhur në det dhe një ’’JO’/ Refuzimi i Luana Vjollcës që theu zemrën dhe krenarinë e Krenar Cocajt. Çfarë ndodhi në jug dhe romanca e re e biznesmenit që trazoi publikun

Një propozim i refuzuar, një unazë e hedhur në det dhe një histori që nisi si në përralla, por nuk përfundoi e tillë, duket se mbylli përfundimisht marrëdhënien mes Luana Vjollcës dhe Krenar Cocaj. Dyshes më të diskutuar për vite me radhë në showbizn shqiptar. Një marrëdhënie e komplikuar me ndarja dhe ribashkime, deri atë ditë të nxehtë, kur Krenari vendosi të bënte një propozim magjik si nëpër filma, pa e ditur fundin.

Biznesmeni i njohur nga Kosova kishte organizuar gjithçka. Kishte rezervuar në një nga hotelet më të mira të jugut, kishte marrë dhe një helikopter të mbushur me trëndafila të kuq dhe një unazë me vlerë mijëra euro, që priste ta vendoste në gishtin e moderatores kur ajo të thoshte ’’PO’’.

Por jo të gjitha shkuan sipas planeve. Moderatorja Luana Vjollca kishte mbërritur e para në resortin luksoz, ndërsa Krenari, i cili më herët kishte planifikuar çdo gjë me detaje u nis më vonë me helikopter. Të pranishmit në ceremoni e përshkruan momentin si magjik, pasi biznesmeni u afrua në resortin e jugut duke e mbuluar vendin me qindra trëndafila të kuq, ndërsa sapo zbriti, eci pak dhe u ul në gjunjë.

Një skenë që jemi mësuar ta shohim vetëm në filma, por ja që paska ndodhur vërtetë në jug të vendit. I ulur në gjunjë përballë moderatores, Krenar Cocaj, nxjerr nga xhepi një unazë, që sipas të pranishmëve kishte një vlerë që shkonte deri në 20 mijë euro dhe bën pyetjen magjikë: A do të martohesh me mua?! Ishte kjo pyetje që do të shënonte dhe fundin e marrëdhënies, pasi përgjigjia nuk ishte ajo që priste.

Në këtë moment thonë të pranishmit, moderatorja ka marrë unazën me gurë diamanti dhe e ka hedhur në det, duke ofenduar dhe me fjalë të rënda partnerin e saj. Gjithë ajo festë do të merte pamjet e tragjedisë. Krenar Cocaj nuk nuk thotë asnjë fjalë, por ngrihet dhe nis të largohet me krenarinë e thyer dhe copëtuar duke i vënë dhe gurin marrëdhënies kaq shumë të diskutuar me Luana Vjollcën.

Aty u shënua fundi i një marrëdhënie me ulje dhe ngritje të vazhdueshme, ndërsa të dy do të vijonin rrugën e tyre. Ndërkohë që moderatorja Luana Vjollca, vijon të jetë single, të paktën kështu pretendohet, Krenar Cocaj vendosi që ta kalojë shumë shpejt atë që kishte ndodhur atë ditë, duke gjetur romancën e radhës. Plumbi me plumb del thotë populli dhe mesa duket Krenari këtë vendosi të bëjë.

Biznesmeni është parë së fundmi në krah të Endi Demnerit, me të cilën duket se është i lumur ndërsa nuk kanë munguar udhëtimet. Por i fundit ka rikthyer dhe njëherë në vëmendje lidhjen e tij të shkuar dhe të përfunduar keq me Luana Vjollcën. Teksa Cocaj dhe Demneri po shijonin pushimet në Saint Tropez, edhe moderatorja ka udhëtuar me shoqërinë aty, duke sjellë reagime të shumta në rrjet.

Nuk dihet se çfarë e shtyu Vjollcën të zgjidhte pikërisht rivieren franceze në një kohë që dhe ish-partneri i saj po shijonte pushimet aty me të dashurën e re, por kjo lëvizje ka rikthyer dhe njëherë në filtrin e publikun marrëdhënien e tyre. Krenari e përfundoi lidhjen me një zemër të thyer dhe me krenarinë e copëtuar, ndërsa Vjollca e hodhi lehtë pas krahëve, ose të paktën kështu u përpoq të dukej, por publiku sot zien nga një trekëndësh dashurie, që duket se do e trazoi rrjetin për disa kohë.

More posts