“Një talent i fshehur në familjen Fejzullahu? Sabri Fejzullahu lë fansat kureshtarë”

Këngëtari i madh i skenës shqiptare, Sabri Fejzullahu, ka emocionuar ndjekësit me një postim special në rrjetet sociale.

Ai ka ndarë një fotografi me mbesën e tij, Enën, duke i kushtuar fjalë të mbushura me dashuri dhe krenari.

“Mbesa ime Ena, një yll që do të shpërthejë së shpejti në kinematografi”, – ka shkruar artisti i dashur për publikun.

Postimi i Sabriut mori dhjetëra urime dhe komente pozitive nga fansat, të cilët shprehën mbështetje për Enën në rrugëtimin e saj të ri artistik.

Megjithëse ende nuk janë bërë publike projektet filmike ku do të marrë pjesë, interesimi për të është rritur menjëherë, duke e kthyer Enën në një emër që pritet të dëgjohet shumë në të ardhmen.

More posts