Edhe pse kanë kaluar vetëm pak javë nga nisja e sezonit të ri, emisioni “Për’puthen” ka arritur të kthehet sërish në qendër të vëmendjes, pasi këtë herë në studio ka ndodhur një surprizë e madhe: një propozim për martesë.
Një propozim për martesë ndodh në studion e Për’puthen — a i tha “PO”?

një prej çifteve të programit është gati të hedhë hapin e madh, duke surprizuar jo vetëm konkurrentët, por edhe vetë produksionin. Ky lajm ka rritur menjëherë kuriozitetin e ndjekësve.
Episodi është regjistruar dhe pritet të transmetohet këtë të hënë. Tani priten me padurim detajet: kush është çifti që vendosi të martohet dhe, mbi të gjitha, a ka thënë konkurrenti “po” ndaj propozimit?
Ky zhvillim pritet të jetë një nga ngjarjet më të bujshme të këtij sezoni të “Për’puthen”, duke konfirmuar se emocioni në këtë emision nuk mungon.