Një pasanik, në çastet e fundit të jetës, e thirri të birin dhe i shprehu dëshirën e tij të fundit: Bir, kam një amanet të fundit, të lutem pasi të jem larguar nga kjo botë, dua që në dhe të më fusësh me gjithë çorapet që kam veshur. Më pëlqejnë shumë këto, dhe nëse do hasësh në ndonjë vështirësi, mbi dollap të kam lënë një letër. Minuti erdhi dhe ai ndërroi jetë. I biri këmbënguli që ti realizonte dëshirën të atit,
Një pasanik, në çastet e fundit të jetës, e thirri të birin dhe i tha: Bir, kam një amanet të fundit, të lutem pasi të jem larguar nga kjo botë, dua që..

por hasi në kundërshtimin e hoxhës që do kryente ritet e përcjelljes së të ndjerit për në banesën e fundit duke i thënë: Djalosh, kjo që kërkon ti është e pa mundur, babai yt ka qenë besimtar dhe ne e kemi për zakon që të ndjerin ta mbështjellim me qefin. Hoxha ishte i vendosur dhe nuk lëshonte pe, djali nxitoi menjëherë dhe nisi të lexojë letrën mbi dollap që i kish lënë babai: Bir, siç po e sheh edhe vetë, edhe pse
isha shumë i pasur, nuk po mundem të mar dot me vete as edhe një palë çorape, imagjino pak për të tjerat. Mësimi: Në këtë botë duarbosh kemi ardhur dhe të tillë do të ikim, prandaj mos prishni marrëdhëniet me të dashurit dhe familjarët tuaj për çështje pasurie. Në jetë kemi nevojë vetëm për dashuri, për asgjë tjetër. Kur Aleksandri i madh ishte në ditët e fundit të tij, shprehu amanet tre dëshira:
Trupin e tij të pajetë ta mbanin doktorët mbi supe. Rrugën para trupit të tij ta shtronin me flori. Duart e tij tia linin zbuluar jashtë. Pasi u pyet për arsyen e këtyre dëshirave të çuditshme, ai u përgjigj: Dua që njerezimi të marrë këto tre mësime: Të kuptojnë që nuk ka mjek në botë që mund ta shmangë ditën kur do të japësh shpirt. Të kuptojnë që asnjë fraksion të pasurisë sime nuk mora dot me vete. Të kuptojnë
që duar bosh erdha dhe duar bosh ika, edhe pse isha mbreti më i pasur dhe më fuqiplotë në tokë. Miq mos i nënvlerësoni këto tregime dhe këto mesazhe që faqja mësimi ju përcjell për çdo ditë. Kushtojini rëndësinë e duhur dhe përfitoni sa jeni në kohë. Lexoni dhe këtë tregim të bukur që të kuptoni se çfarë i ndodh dikujt që nënvlerëson gjërat: Një ditë, lepuri po mburrej se sa shpejt ai mund të vraponte. Ai tallej me breshkën që