Një kapitull i ri ka nisur për Xheisara Friskun! Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania” është bërë nënë për herë të parë, duke sjellë në jetë një vajzë të cilën e ka pagëzuar me emrin Sol – një emër që simbolizon dritën, ngrohtësinë dhe fillimet e reja.
“Një mrekulli e vogël erdhi në jetë!” – Ish banorja e BBVA ndan lajmin e ëmbël me fansat!(Foto)

Lajmin e ëmbël e ndau vetë përmes një postimi në rrjete sociale, ku publikoi edhe disa foto të para prekëse me vogëlushen, duke emocionuar ndjekësit.
Në mesazhin e saj, Xheisara tregon për emocionet e forta që ka përjetuar gjatë shtatzënisë dhe magjinë e të qenit nënë:
“Pas shumë ditësh pa gjumë, ndërsa po mësojmë të njohim njëra-tjetrën, ndjej nevojën ta falënderoj me gjithë shpirt për durimin dhe kujdesin që ka treguar,” – shkruan ajo me ndjenja të thella.
Si ajo, ashtu edhe vogëlushja Sol janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa rrugëtimi i saj i ri – si nënë – sapo ka nisur.