Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme gjatë ditës së martë. Sipas sinoptikanes së MeteoAlb, Lajda Porja, në një lidhje direkte për “Ora News”, reshjet do të nisin në veri-perëndim dhe qendër, ndërsa jugu do të mbetet kryesisht i thatë.
“Pas temperaturave ekstreme që përjetuam ditët e fundit, një masë ajri më e freskët që ka përfshirë Europën ka ndikuar edhe në Shqipëri. Kjo solli reshje intensive në veri dhe qendër të vendit, veçanërisht mbrëmjen e djeshme”, – u shpreh Porja.
Ajo sqaroi se moti do të mbetet i paqëndrueshëm edhe sot, me reshje më të pakta, të përqendruara kryesisht në veri dhe qendër. E mërkura sjell përmirësim, por e enjtja rikthen reshjet, sidomos në veri, lindje dhe zona si Librazhdi, Elbasani dhe rrethinat e Tiranës.
“Reshjet do të jenë prezente deri të premten. Por lajmi i mirë është që fundjava sjell një stabilizim të kushteve dhe kthjellime në shumicën e territorit,” – përfundoi sinoptikania.