Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Lagunën e Patokut, ku dy të rinj 16-vjeçarë u futën për t’u larë, por vetëm njëri prej tyre arriti të shpëtojë.
Një larje që përfundoi në tragjedi: Mbytet adoleshenti në Lagunën e Patokut

Të rinjtë kaluan përmes kanalit që lidh lagunën me detin, por dyshohet se u zunë nga rrjedha e fortë. Njëri prej tyre u nxor me shpejtësi nga uji dhe u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa për shokun e tij nisi menjëherë kërkimi nën ujë.
Trupi i pajetë u gjet nga polumbarët e RENEA-s pas disa orësh kërkimi. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë së Kurbinit dhe të Policisë Kufitare, të cilat po punojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Një verë që duhej të ishte pushim, u kthye në fatkeqësi për dy familje.