Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, ku publikon pamje nga aksioni për prishjen e objekteve të ndërtuara pa leje, bën me dije se do të ketë një plan të ri për përdorimin e hapësirë publike nga bizneset.
Një karrige, një pemë dhuratë”, Rama zbulon planin e ri për shfrytëzimin e hapësirës publike

Sipas shefit të qeverisë vendosja e karrigeve jashtë, kryesisht prej bareve dhe restoranteve do të realizohet sipas kushteve të caktuara, por gjithashtu bizneset do të kontribuojnë me një pemë për secilën nga karriget.
“Atyre që shqetësohen për karriget u them bëni durim, shpejt u vjen radha së bashku me kushtet e reja për vendosje karrigesh jashtë, por si fillim mund të them se për çdo karrige në hapësirën e kufizuar publike, do të duhet të kontribuohet me një pemë në Fondin e Gjelbër që do të krijojë qeveria e re”, shkruan Rama.