“Ngjarje tro*nditëse në Divjakë!”-Dalin detajet për pushuesin që humbi jetën në plazhin e Divjakës

Një ditë plazhi në Divjakë u kthye në tragjedi. Tomorr Muça, 67 vjeç, nga Elbasani, humbi jetën në mënyrë të papritur teksa qëndronte në shezlong, nën rrezet e diellit dhe sytë e qindra pushuesve përreth.

Në fillim shfaqi shqetësime shëndetësore dhe më pas humbi ndjenjat. Qytetarët, të tronditur, ndërhynë menjëherë për të dhënë ndihmën e parë dhe njoftuan urgjencën mjekësore. Por ajo që ndodhi më pas e shton edhe më shumë dhimbjen…

Urgjenca mbërriti më shumë se 1 orë me vonesë.

Përgjatë asaj kohe, të vetmit që luftuan për jetën e 67-vjeçarit ishin pushuesit e zakonshëm. Ata përdorën mjetet që kishin në dispozicion, por pa praninë e mjekëve çdo sekondë bëhej më e rëndë.

Kur ambulanca më në fund mbërriti, mjekët provuan reanimimin, por ishte tepër vonë. Burime zyrtare konfirmuan se shkaku i vdekjes ishte infarkt akut i miokardit. Trupi i pajetë është dërguar në morg, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet.

A mund të ishte shmangur kjo vdekje nëse ndihma do të kishte mbërritur në kohë?

Ngjarja ka ngritur sërish pikëpyetje të forta mbi kapacitetin dhe gatishmërinë e shërbimeve emergjente në zonat turistike, veçanërisht gjatë sezonit veror, kur prania e qytetarëve është shumë herë më e lartë se zakonisht.

More posts