Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Komunën e Shtërpcës në Kosovë, në fshatin Brod, ku një vajzë 5-vjeçare është sulmuar nga ujku.
Ngjarje e rëndë në vend/ 5-vjeçarja sulmohet nga ujku, tërhiqet zvarrë disa metra nga oborri i shtëpisë

Vogëlushja ka qenë duke luajtur në oborrin e shtëpisë kur u sulmua nga kafsha, që e tërhoqi zvarrë 5-vjeçare për disa metra larg oborrit duke i shkaktuar lëndime në kraharor dhe në shpinë.
5-vjeçarja u dërgua nga familjarët në Klinikën Universitare në Prishtinë, për të marrë trajtimin mjekësor. Fëmija është vaksinuar sipas protokolleve dhe i janë kryer të gjitha trajtimet e nevojshme.
5-vjeçarja është aktualisht në gjendje të stabilizuar dhe do të qëndrojë disa ditë në spital për t’u mbajtur në monitorim.
Njoftimi i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës: