“Nga salla e gjyqit në titujt botërorë” – Ngjarja e rëndë në Tiranë e fut Shqipërinë në qendër të vëmendjes ndërkombëtare!

Një ngjarje e paprecedentë ka tronditur pasditen e sotme Tiranën. Brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit, një 30-vjeçar i identifikuar si Ervis Shkëmbi ka hapur zjarr gjatë një seance gjyqësore, duke qëlluar për vdekje gjyqtarin Astrit Kalaja dhe plagosur dy persona të tjerë.

Sipas burimeve policore, Shkëmbi, i përfshirë në një proces për pronësi, ka qëlluar tre herë drejt gjyqtarit brenda sallës, në momentin që po jepeshin vendimet përfundimtare. Tre plumba në kraharor i morën jetën gjyqtarit, i cili ndërroi jetë gjatë transportit për në spital.

Pas krimit të rëndë, autori është larguar nga vendi i ngjarjes, por është arrestuar disa minuta më vonë nga forcat e rendit në zonën e Kombinatit. Policia ka sekuestruar edhe armën e krimit, ndërsa dy të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta publike dhe politike, me thirrje për rishikimin urgjent të masave të sigurisë në ambientet e gjykatave.

Media ndërkombëtare si The Guardian, Associated Press dhe Balkan Insight e kanë cilësuar incidentin si “një akt tronditës që sfidon rendin gjyqësor në një vend kandidat për BE”.

More posts