Nga pushime luksoze te pozat me kuptim – si po e kalojnë verën femrat më të famshme të ekranit!

Vera ka ardhur zyrtarisht në Instagram!

Temperaturat janë në rritje, por më shumë se dielli, janë vajzat e ekranit që po “djegin” rrjetin me postimet e tyre të nxehta nga bregdeti.

Marina Vjollca ka qenë një nga të parat që ka ndezur motorët verorë! Pasi shijoi pushimet në ishuj tropikal me Getoarin dhe vajzën, ajo është kthyer në bregdetin shqiptar – këtë herë për punë… por kush po e vëren produktin që reklamoi?! Të gjithë sytë ishin tek seti i saj fotografik super sensual.

Ndërkohë, Tuna po shijon një verë më të qetë, larg zhurmës së skenës. Në fotot me dy djemtë e saj, këngëtarja duket më “mom mode” se kurrë. Pa provokime këtë herë, por me shumë dashuri prindërore dhe relaks buzë detit.

Elia Zaharia, pas një ndarjeje të shumëpërfolur me Princ Lekën, duket më e qetë dhe më e përqendruar në karrierë. Por edhe ajo e ka ndalur ritmin – jo me bikini, por me veshje verore elegante, në shoqërinë e një mikeje. Minimaliste, e rezervuar, por sërish me klas.

E ndërsa disa zgjedhin relaksin, për Xhensila Myrtezajn vera është koncert pas koncerti. Gjithsesi, ajo i gjeti 24 orë për të zbuluar format e saj bombastike me bikini… dhe për të provuar pak surf! Shumë fansa e vërejtën: kush po i bën këto foto Xhensilës?

Xhemi Shehu, e zakonisht rezervuar në postime të guximshme, surprizoi të gjithë me një pozë me bikini të zeza. Edhe pas dekadash në ekran, mbetet një ndër emrat më sharmantë të showbiz-it shqiptar. Nuk është çudi nëse këtë verë do të na surprizojë sërish.

More posts