Nga kthjellime në reshje: Ja çfarë pritet të ndodhë sot në vend.

Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira, të cilat do të jenë më të theksuara në veriperëndim.
Reshjet e shiut parashikohen të shfaqen gjatë pasdites në këtë rajon, me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar.
Era do të fryjë nga kuadrati i jugut, me shpejtësi mesatare deri në 8 m/s, ndërsa përgjatë luginave dhe zonave bregdetare mund të arrijë deri në 20 m/s.