Nga kërkesa për autograf në përçmim live – çfarë ndodhi mes Mimoza Ahmetit dhe Eglës Ceno?

“Jo për ty!” – Refuzimi që tronditi studion e “Goca dhe Gra”

Një moment që pritej të ishte i ëmbël dhe simbolik u kthye në një përplasje të papritur live në Top Channel. Mbrëmjen e djeshme, në emisionin “Goca dhe Gra”, poetja Mimoza Ahmeti habiti të gjithë të pranishmit – dhe publikun – kur refuzoi kategorikisht t’i jepte autograf aktores Egla Ceno.

Gjatë intervistës, Egla, me një buzëqeshje të zakonshme dhe një kërkesë të thjeshtë, i kërkoi poetes të firmoste një nga librat e saj. Por përgjigjja e Mimozës ishte e ftohtë, e prerë dhe aspak e zakontë:

Egla: A mund të më vendosësh një autograf?

Mimoza: Më fal, ky është libri që solla unë?

Egla: Kam përshtypjen po.

Mimoza: Këto i kam për punë.

Egla: A mund t’i blejmë këto?

Mimoza: Jo, e kam për punë.

Kleoniki: A kanë ndryshim këto libra me të tjerë që keni?

Mimoza: Kam udhëtime për të bërë. Do shkoj në Gjermani, nuk do të blej libra. Nuk i dhuroj njeriu libra. Duhet të ketë bërë të pamundurën për mua që t’i dhuroj libra.

Audienca u ndal për një moment. Atmosfera, nga bisedë e ngrohtë, kaloi në një tension të ndjeshëm. Refuzimi publik u duk si më shumë se një “jo” për një autograf – për shumëkënd, ishte një deklaratë e ftohtë për vlerën që Mimoza i jep afërsisë me të tjerët.

Por nuk mbaroi këtu.

Pak orë më pas, Egla Ceno reagoi në rrjetet sociale me një letër publike të drejtuar vetë poetes. Ajo e quajti sjelljen e Ahmetit “përbuzëse” dhe e akuzoi për narçizëm të tejskajshëm.

Publiku është ndarë: disa e mbështesin Mimozën për “vijat e qarta” që vendos rreth artit të saj; të tjerë e kritikojnë për mungesë mirësjelljeje dhe arrogancë publike.

Një kërkesë e pafajshme… një përgjigje e ftohtë… dhe një debat që tani ka marrë dhenë në rrjetet sociale.

More posts