Nga dhunues në të dhunuar” Ish-polici në gjëndje kritike për jetën pas sherrit në Vlorë ? Çfarë ndodhi (detajet)

Avokati Kujtim Cakrani ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin “Now” në Euronews Albania, duke akuzuar institucionet se kanë braktisur efektivin Ardian Isufi, i cili u përfshi në përplasjen e dhunshme në një lokal në Vlorë me një 18-vjeçar.

Sipas tij, Ardian Isufi ndodhet në reanimacion në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërkohë që asnjë përfaqësues i Policisë së Shtetit nuk ka shkuar ta vizitojë apo të interesohet për të. Cakrani e konsideron këtë si një “goditje direkte ndaj Policisë së Shtetit”.

Polici është në reanimacion dhe asnjë zyrtar nuk e ka pyetur çfarë ka ndodhur. Jetojmë në një shtet terrorist,” deklaroi Cakrani me tone të ashpra.

Ai shtoi se pamjet që janë publikuar në rrjet janë të njëanshme dhe nuk pasqyrojnë gjithë ngjarjen. “Pse nuk publikohen pamjet ku u kërkua falje? Pse nuk tregohet që kanë pirë kafe bashkë më pas?”, shtoi ai.

Cakrani pretendon se klienti i tij u rrah nga një grup personash pas incidentit dhe se askush nuk po merret me zbardhjen e plotë të këtij “krimi ndaj një polici me 20 vite shërbim”.

Deklaratat e tij kanë ngjallur debate të forta në opinionin publik dhe kanë rihapur diskutimin për rolin e institucioneve në raste të tilla ku përfshihen zyrtarë shtetërorë.

More posts