Meteorologu i njohur Hakil Osmani, ka deklaruar se dita e sotme ka nisur me temperatura më të ulëta se ditët e kaluara, ndërsa nga sot pritet të ketë reshje shiu, të cilat do të kulmojnë nesër me rrebeshe të forta në disa zona të vendit.
Nesër kujdes kur te dilni nga shtepia! Moti bënë kthesën e papritur, Hakil Osmani paralajmëron ‘Ja cfare na pret në këto qytete …’

“Dita e sotme ka sjellë një rënie të lehtë të temperaturave të ajrit që në orët e para të mëngjesit, ku në qytetet e zonave malore të kemi një temperaturë rreth 14 gradë celsius.
Ndërsa rreth mesditës do të kemi një rënie më të ndjeshme të temperaturave të ajrit në zonat veriore me rreth 3 gradë. Ppo ashtu në zonat e mesme dhe jugore do të kemi një rënie me 1 apo 1.5 gradë celsius, duke bërë që maksimumet në zona të jenë rreth 37 apo 38 gradë celsius.
Një rënie më e ndjeshme e temperaturave do të jetë ditën e nesërme, duke bërë që minimumet të pësojnë rënie me 3-4 gradë, ku temperaturat të jenë me 10 – 11 gradë celsius në zonat malore; ndërsa në Ultësirën Perëndimore do të luhaten nga 14 – 26 gradë celsius. Por rreth orëve të mesditës do të rënia më e ndjeshme e temperaturave me të paktën 5 gradë celsius në të gjithë territorin e vendit, ku temperaturat maksimale të regjistrohen në 32-33 gradë celsius në zonët përreth Fierit, ndërsa në vendet e tjera do të jetë rreth 27-31 gradë celsius, ndërsa në zonat malore në 24-25 gradë celsius.
Por jo vetëm dita e shtune por edhe dita e diele do të jetë me temperatura të freskëta.