Ish-presidenti Ilir Meta do vazhdojë të qëndrojë në qeli.
Në izolim që prej Tetorit/ E FUNDIT: Apeli i GJKKO merr vendim për Ilir Metën…

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Ilir Metë për zbutjen e masës së sigurisë “arrest me burg”.
Seanca gjyqësore nisi në orën 10:00 dhe në seancë ishin të pranishëm dy prokurorët e SPAK, Arben Kraja e Sotir Kllapi.
Avokati Kujtim Cakrani deklaroi se Ilir Meta është në kushtet e persekutimit.
“Është e paprecedentë që Presidenti i Republikës të qëndrojë 9 muaj në paraburgim pa përfunduar hetimet. Meta është aty do të përballet me të gjithë, është një individ që nuk mposhtet kollaj. Meta do të vazhdojë të përballet me këta”, tha avokati Cakrani.