Moti në Shqipëri po përmirësohet gradualisht pas reshjeve të ditëve të fundit.
Ndryshon moti: Sinoptikania zbulon çfarë pritet 5 ditët në vijim…

Sipas parashikimit të “A29”, gjatë natës dhe orëve të para të ditës së martë do të ketë reshje të izoluara dëbore në zonat verilindore dhe juglindore të vendit, ndërsa pjesa tjetër e territorit do të mbetet nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare.
Në zonat malore të veriut dhe verilindjes, termometri do të zbresë pranë zeros, duke shënuar një mëngjes tipik dimri. Në juglindje priten temperatura rreth 1–2°C, ndërsa në ultësirën perëndimore vlerat do të variojnë nga 9 deri në 11°C.
Në mesditë pritet një rritje e lehtë e temperaturave, me maksimumet që arrijnë 20–23°C përgjatë vijës bregdetare.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë nga drejtimi verilindor dhe verior, duke ndikuar në ndjesinë e ftohtit, veçanërisht në zonat e hapura dhe në brigjet detare.