Qeveria Rama ka miratuar zyrtarisht indeksimin me 9.3% e cila do të përdoret për llogaritjen e pensioneve të reja që do të caktohen nga 1 janari 2025 e në vazhdim.
Ndryshon gjithçka! Të moshuarit që dalin në pension pas 1 janarit 2025 përfitojnë…

Ky zhvillim vjen pas miratimit të Vendimit të Këshillit të Ministrave i cili synon të mbrojë vlerën reale të kontributeve të qytetarëve në kushte inflacioni dhe ndryshimesh ekonomike.
Kjo rritje e indeksit ka për qëllim të përmirësojë llogaritjen e pensionit fillestar mujor, duke rritur shumën për të gjithë ata që përfitojnë të drejtën e pensionit nga 1 janari i vitit 2025.
Vendimi ndikon mbi “bazën e vlerësuar individuale vjetore, të arritur nëpërmjet kontributeve të paguara dhe rivlerësimeve të tyre, të kryera deri në vitin 2023”.
Ky indeksim nuk prek pensionet aktuale, por vetëm ato që do të caktohen nga fillimi i vitit të ardhshëm. Sipas autoriteteve, kjo masë synon të ruajë ekuilibrin e sistemit të sigurimeve shoqërore dhe të garantojë shpërblim të drejtë për kontributet e qytetarëve, duke përmirësuar trajtimin financiar të brezave që hyjnë në pension.