Ndryshimi drastik i motit/ Reshje shiu në të gjithë vendin, ja zonat ku do të bjerë dëborë…

Këtë të mërkurë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet i vranët ndërsa reshjet e shiut priten të bëhen prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët deri mesatar, ndërsa lokalisht në veriperëndim e jugperëndim reshjet e shiut hera-herës me intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave dhe stuhive.

Në zonat verilindje dhe në zonën e Alpeve do të ketë reshje bore me intensitet të ulët, kurse temperaturat do të bien ndieshëm.