Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, foli pas fitores së arritur ndaj Letonisë në kualifikueset e Botërorit 2026. Ai theksoi se futbolli modern nuk njeh më skuadra të vogla dhe se Shqipëria duhet të punojë më shumë për të mbyllur ndeshjet.
“Ndaj Serbisë e ndjejmë shumë!” – Hysaj flet pas triumfit kuqezi

👉 “Futbolli ka ndryshuar shumë, nuk ka më ekipe të vogla e të mëdha. Të gjithë dinë të luajnë. Duhet të shqetësohemi më shumë për faktin që nuk arrijmë t’i mbyllim ndeshjet. Ne e kemi në gjak vuajtjen, pa vuajtje nuk na ecën mirë,” tha Hysaj për “Supersport”.
Ai nënvizoi se gjithmonë ka kënaqësi të rikthehet në Kombëtare:
👉 “Unë gjithmonë vij për të luajtur. Trajneri është bosi i ekipit, ne duhet ta ndjekim dhe të jemi të bashkuar, çfarëdo vendimi që ai merr.”
Duke parë drejt së ardhmes, Hysaj ndali vëmendjen te përballja ndaj Serbisë: