Naun Shundi, një nga figurat më të dashura të teatrit dhe regjisë shqiptare, sot po lufton me sëmundjen më të rëndë. Ndodhet në një spital në Francë, ku po merr mjekim të specializuar, por përballja e tij nuk është vetëm me sëmundjen. Është edhe me heshtjen e një vendi që i ka duartrokitur aktorët e tij për dekada, por i harron në momentet më të vështira.
Naun Shundi në betejë për jetën, heshtja e Teatrit Kombëtar dhe turpi i një shteti që i varros artistët gjallë

Vajza e tij, Rea Shundi, reagoi e tronditur publikisht, duke akuzuar Teatrin Kombëtar, institucionin ku i ati dha shpirt dhe jetë mbi 46 vite, për indiferencën e plotë.
Babi im po përballet me të keqen më të madhe. Luftën mes jetës dhe vdekjes. Në konceptin tonë, kur e keqja të vjen në derë edhe armiku të bëhet më i ndjeshëm. Kjo nuk ndodhi me institucionin ku babi im i dha frymë dhe jetë shumë personazheve. Teatri Kombëtar. Në kohën kur solidariteti ishte dhe është nga gjithkush, nga institucioni ku babi im i dha jetë për më shumë se 46 vite, hesht. As dy rreshta tekst. Sa trishtim!”, shkroi ajo.
Ndërkohë, familja e tij është detyruar të hapë një llogari në “Gofundme” për të mbledhur fondet e mjekimit, sepse shpenzimet janë të papërballueshme. Ky fakt i hidhur na vendos përballë një realiteti të pashmangshëm: në Shqipëri, artistët që i dhanë shpirt kulturës, në pleqëri ose në sëmundje, mbeten vetëm.
Dhe nuk është hera e parë. Vetëm pak kohë më parë u mësua se Tinka Kurti, “zonja e madhe” e skenës dhe kinemasë shqiptare, një ikonë me mbi 260 role në teatër dhe 95 role në film, ndodhet sot në një shtëpi pleqsh. Një aktore që ndërtoi historinë e artit shqiptar, që na dha figura të paharrueshme dhe na mësoi ç’është shpirti, është sot e harruar nga shteti.
Por Tinka dhe Shundi nuk janë të vetmit. Historia shqiptare është e mbushur me artistë që u larguan nga kjo botë në harresë, pa një falënderim, pa një titull, pa një shenjë mirënjohjeje. Lista është e gjatë dhe e dhimbshme: