Naimi ishte i qetë në varrim…”, si dyshuan dhe u tronditën familja e Liridonës: S’mujshim me besu krimin

Leonard Ademaj, vëllai i Liridonës, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli, po vazhdon dëshminë e tij para Gjykatës Themelore në Prishtinë, ku po jep deklaratën e tij për ngjarjen tragjike që ndodhi në familjen e tyre.

Në pjesën e dytë, para gjyqtarit të procedurës paraprake, ai rrëfeu se si nisën dyshimet e tyre për Naim Murselin, se kishte gisht në krimin e kryer ndaj Liridonës dhe si u tronditën kur e kuptuan se ai u arrestua.

Gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani, e cila po e përcjellë seancën, mes tjerash, njoftoi se Leonardi ka treguar edhe disa momente para varrimit, gjatë ceremonisë mortore dhe pas zhvarrimit.

“Kemi shku në vendin e ngjarjes, ishte edhe Naimi aty, ja nisi me na shpjegu ngjarjen.

Njëherë tha dola nga ana e djathtë, tani nuk e di a nga e majta a e djathta.

Prapë nuk donim të dyshonim, kena shku në Gjakovë, erdh edhe Naimi me i marrë fëmijët se tha kanë me dhanë deklaratë në polici.

I ka marrë fëmijët, në u përgatitëm për varrim që do bëhej në Çërmjan. Kemi shkuar të nesërmen atje për me prit ngushëllime, aty ishin edhe prindërit e Naimit e Kushtrimit, njerëzit vinin për të pamje, Naimi nuk ishte aty.

More posts