“Na kërkuan ndihmë, por s’i shpëtuam dot”, detajet drithëruese nga aksidenti ku humbën jetën 3 shqiptarë, po ktheheshin nga dasma

Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur në aksin Komotini–Ksanti, ku tre shtetas shqiptarë – dy burra dhe një grua – kanë humbur jetën, ndërsa disa të tjerë janë plagosur.

Ngjarja ndodhi mesditën e së hënës (18 gusht), në kilometrin 537.5 të autostradës Egnatia, kur një kamion u përplas me dy makina që kishin ndaluar në një radhë të gjatë trafiku prej rreth 600 metrash. Përplasja shkaktoi shpërthimin e automjeteve në flakë, duke u marrë jetën shqiptarëve që ndodheshin brenda.

Sipas mediave greke, viktimat ishin duke u kthyer nga një dasmë në zonën e Evrosit. Tragjikisht, pas përplasjes, ata mbetën të bllokuar në mjetet e tyre dhe nuk arritën të shpëtonin.

👉 Dëshmitarët okularë rrëfejnë se gjithçka ndodhi brenda pak sekondash: “Një nga makinat shpërtheu menjëherë në zjarr. Pasagjerët bërtisnin për ndihmë, por askush nuk mund t’i shpëtonte. Ishim të pafuqishëm.”

Policia greke ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e sakta të aksidentit të rëndë, ndërsa skena e tragjedisë është përshkruar si një nga më të rëndat e ndodhura vitet e fundit në atë aks rrugor.

More posts