Na ka shpëtuar”/ Rama: Ja çfarë thonë qytetarët për rrugën e re Qukës – Qafë Plloçë

Dy ditë pas inaugurimit të segmentit rrugor Qukës–Qafë Plloçë, kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale komentet e qytetarëve që tashmë kanë kaluar në këtë aks, i cili lehtëson ndjeshëm lëvizjen drejt juglindjes së vendit.

“Ne vinim për dy orë në Pogradec, tani kemi shpëtuar”, shprehet një prej tyre. Një tjetër thekson: “Super rrugë, nga Mokra në Pogradec gjysmë ore”.

Qytetarët e kanë vlerësuar punën e bërë, duke theksuar se kjo rrugë tregon përparimet që po realizohen në infrastrukturë: “Na bëhet qejfi shumë që edhe në Shqipëri po bëhen shumë përparime. Jemi të kënaqur”.

Segmenti Qukës–Qafë Plloçë nisi të ndërtohej në vitin 2009 dhe u përfundua pas 16 vitesh, me një kosto prej rreth 260 milionë dollarësh nga buxheti i shtetit.

More posts