Sindi, një vajzë shembullore dhe një nxënëse e përkushtuar e gjimnazit “Aleksandër Moisiu” në Kavajë, ka ndërruar jetë. Ajo vuante nga një sëmundje e rëndë, betejën me të cilën fatkeqësisht nuk e ka fituar duke mbyllur sytë përgjithmonë në lule të moshës.
Na iku një vajzë model…’ Sëmundja e rëndë i merr jetën gjimnazistes, shkolla e Kavajës bënë dedikimin prekës…’

Gjimnazi i qyteti ku ajo mësonte ka ndarë një mesazh prekës, për ikjen e padrejtë dhe të parakohshme të një vajze model si Sindi.
Sot në botën e yjeve u shtua edhe një engjëll me emrin më të bukur: Sindi. Ndërsa ne, tokësorët, humbëm një vajzë të rrallë… Një bijë, një mbesë, një kushërirë, një shoqe, një mike, një nxënëse”, thuhet në mesazhin e shpërndarë nga gjimnazi “Aleksandër Moisiu”.

Dhimbja është e pamatë edhe për prindërit e saj, që i qëndruan pranë në çdo moment, pavarësisht sëmundjes së pamëshirshme që avanconte përditë.
Na iku një vajzë model. E bukur, e mençur, e dashur. Na iku një mjeke e ardhshme… Por nga lart, jemi të bindur që Sindi do shërojë zemrat e prindërve të saj së pari.