”‘Mund të ndodhë!’ – Trump ndez alarmin për një sulm ndaj Iranit!”

Tensionet në Lindjen e Mesme po rriten ndjeshëm, ndërsa ish-presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një paralajmërim të fortë për një sulm të mundshëm ndaj Iranit. Në një deklaratë që ka tërhequr vëmendjen e analistëve ndërkombëtarë, Trump tha:

“Nuk dua të them se është i afërt, por duket si diçka që mund të ndodhë.”

Ai përsëriti qëndrimin e tij të njohur se Irani nuk duhet të ketë një armë bërthamore dhe shtoi se SHBA është e gatshme t’i ndihmojë nëse bashkëpunojnë:

“Do t’i ndihmojmë të kenë sukses, do të tregtojmë me ta, do të bëjmë çfarëdo që është e nevojshme.”

Megjithatë, Trump pranoi se situata është e ndërlikuar dhe se Irani ende nuk është gati të japë atë që kërkohet në negociatat bërthamore.

“Ata do të duhet të japin disa gjëra që nuk janë të gatshëm t’i japin tani për tani,” shtoi ai.

Ndërkohë, SHBA ka nisur evakuime të pjesshme në Lindjen e Mesme, përfshirë personelin jo-emergjent të ambasadës në Irak, për shkak të rrezikut të shtuar.

“Ata po largohen sepse mund të bëhet një vend i rrezikshëm,” paralajmëroi Trump, duke e përforcuar mesazhin se situata është e brishtë dhe çdo skenar është i mundur.