Mrekullia që ndodh çdo 13 qershor – Mijëra shqiptarë drejt Laçit për Shën Ndojin, shenjtorin që s’ua kthen lutjen bosh!

Sot, më 13 qershor, në Kishën e Laçit, ndodh ajo që për shumë besimtarë është më shumë se një festë — është një takim me shpresën, lutjen dhe besimin. Qindra e mijëra shqiptarë, nga të gjitha trojet, kanë vërshuar drejt këtij vendi të shenjtë për të nderuar Shën Ndoun, ose siç e njeh populli, Shën Ndojin – shenjtorin e zemrave, i njohur për mrekullitë dhe ndihmën në momentet më të errëta.

Njerëzit ngjisin malin zbathur, me zemrën plot shpresë dhe duart plot qirinj. Disa luten për shëndet, disa për një fëmijë të munguar, të tjerë për një hall që vetëm një mrekulli mund ta zgjidhë. Dhe sipas shumë prej tyre – ai dëgjon.

“Shën Ndoji nuk ta lë lutjen rrugës,” thonë besimtarët që kthehen çdo vit, për të falënderuar apo për të kërkuar ndihmë sërish. Festa kulmon sot, por pelegrinazhi ka nisur që 13 javë më parë, në një nga traditat më të gjalla të trashëgimisë shpirtërore shqiptare.

Në një kohë kur bota ecën shpejt e shpesh pa ndjesi, Laçi ndalet, lutet dhe beson. Kjo është mrekullia e përvitshme e 13 qershorit.

More posts