Një ngjarje në kufijtë e mrekullisë dhe e denjë për filma ka ndodhur në Bulqizë ku një 35-vjeçar ishte shpallur i humbur nga familja, pasi nuk ishte kthyer në shtëpi dhe nuk përgjigjej në telefon.
Mrekulli në Shqipëri! Fëmilja gjen të gjallë të riun e aksidentuar 3 ditë më parë, ja cfarë e shpetoi (video)

Por kthesa ka ardhur 3 ditë pas humbjes së tij, kur të premten, disa fëmijë që po laheshin pranë shtratit të lumit në zonën e Zallit në Bulqizë, pranë urës së Çeranecit kanë konstatuar një makinë të aksidentuar.
Menjëherë kanë lajmëruar forcat e policisë, të cilat pasi kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, kanë gjetur të gjallë brenda automjetit të riun Isa Nurçe, i cili kishte përfunduar me makinë aksidentalisht tre ditë më parë pranë ujërave të lumit Zall.
Pas mbërritjes së shërbimeve të policisë dhe urgjencës i riu është dërguar për të marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës në Tiranë.
Kujtojmë që babai i të riut kishte denoncuar humbjen e djalit në organet e Policisë.