Këngëtarja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Loredana Zefi, po përjeton një periudhë të lumtur në sferën personale.
MOZZIK FLET PËR RAPORTIN E TË BIJES ME PARTNERIN E LOREDANES

Sipas postimeve në rrjetet sociale, Loredana është e lumtur në krahët e futbollistit Karim Adeyemi.
Çfarë e bën këtë histori edhe më të veçantë është raporti i ngushtë që futbollisti ka krijuar me vajzën e Loredanës, Hanën.
Burime pranë artistes bëjnë me dije se Loredana është e lumtur që partneri i saj e pranon dhe e përqafon Hanën si pjesë të jetës së tyre, duke ndërtuar një lidhje të sinqertë e të ngrohtë me të voglën.
“Ajo ka një marrëdhënie normale me burrin e mamasë. Ai sillet mirë me të dhe e respekton si vajzën e vet.” “Unë nuk ndërhyj shumë, mjafton që vajza ime të jetë e lumtur dhe e trajtuar siç duhet.” “E kam mësuar të jetë e kujdesshme, por gjithashtu të jetë e sjellshme me ata që i tregojnë dashuri.”