Motra e Gjestit ia kthen diss-in Eglit, e krahason me gomar?

Një video e Egli Takos teksa bëhej gati tek grimerja e njohur Sellma Kasumoviq shkaktoi shumë debat në rrjet.

Video nis me një Labubu në dorë dhe pyetjen e Eglit: “Ju kujton dikë ky”.

Shumë fansa të Gjestit, për arsye që i dinë vetëm ata dyshuan se bëhet fjalë për një diss pikërisht ndaj artistit. E dy ditë më vonë, një video të ngjashme ka bërë Blerina, motra e këngëtarit.

Ajo me një lodër gomari në dorë thotë se “sa njeriu është si ky”.

Kaq ka mjaftuar që të ‘shpërthejë’ rrjeti, i bindur që bëhet fjalë për një “diss” ndaj Eglit.

Forma thuajse identike e videos lë pak hapësirë që të mendohet se kjo video është një rastësi.

Ju, si mendoni, a e krahasoi Blerina – Eglin me një gomar? 

More posts