Mariza Kola, motra e 34-vjeçarit Kristian Kola, i cili u ekzekutua pak ditë më parë në qendër të Shkodrës, ka rrëfyer ekskluzivisht për Euronews Albania, në emisionin Review me moderatoren Greta Topjana, dhimbjen dhe pasigurinë që përjeton familja pas kësaj ngjarjeje tragjike.
Motra e 34-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër e prekur: Babën se lanë me pa trupin (Video)

“Një ditë përpara vrasjes kam folur me të. Kam prit me fol në darkë dhe s’munda. Asnjë gjë nuk dimë, asnjë gjë nuk kanë thënë,” u shpreh ajo me lot në sy.
Mariza Kola theksoi gjithashtu mungesën e transparencës dhe vonesat në reagimin e institucioneve pas ngjarjes.
“Babën nuk e kanë lënë me pa vëllanë kur është transportuar. Është vonuar një orë ambulanca për të shkuar. Tërë Shkodrën për ta marrë në këmbë e merr për një orë,” tha ajo, duke ngritur dyshime për mënyrën se si është menaxhuar situata nga autoritetet.
Familja e Kristian Kolës kërkon drejtësi dhe përgjigje për rrethanat e vrasjes së 34-vjeçarit, ndërsa hetimet për zbardhjen e ngjarjes vijojnë.