Moti i qëndrueshëm do të vijojë edhe ditën e premte në Shqipëri, ku orët me diell do të dominojnë në pjesën më të madhe të territorit. Temperaturat do të mbeten të larta, me vlera maksimale deri në 38°C dhe minimale deri në 15°C.
Moti përvëlon Shqipërinë, ja sa shkon temperatura maksimale nesër

Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i jugut me një shpejtësi mesatare prej 7 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare herë pas here mund të arrijë deri në 12 m/s.
Sa i përket detit, valëzimi do të jetë i ulët, në forcën 1-2 ballë, duke krijuar kushte të favorshme për lundrim dhe plazh.