Një kurorë me lule, simbol i qartë mortor, është vendosur në derën e shtëpisë së prindërve të Emiljano Nikës, drejtor i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) për qarkun Shkodër.
Mori pjese ne prishjen e shtepive ne THETH! Drejtorit te IKMT SHKODER i bejne gjene me të rende

Ngjarja, e cila ka ndodhur në fshatin Sektor të Velipojës, po trajtohet nga autoritetet si një akt i rëndë kërcënimi, i drejtuar ndaj një zyrtari shtetëror që ka qenë në qendër të aksioneve të fundit për shembjen e ndërtimeve pa leje në zona të mbrojtura.
Burime nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se vetë Emiljano Nika, 44 vjeç, ka kallëzuar rastin në polici, pasi kurora është vënë në banesën ku jetojnë vetëm prindërit e tij. E vendosur mbi kangjellat e portës kryesore, kurora ka një ngarkesë të rëndë simbolike, duke kujtuar mesazhet që grupet kriminale kanë përdorur në të kaluarën për të paralajmëruar “viktimën” e radhës.
Sipas informacionit zyrtar të bërë publik nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër:
“Më datë 18.07.2025, shtetasi E. N., 44 vjeç, banues në Shkodër, ka kallëzuar se në banesën ku jetojnë vetëm prindërit e tij, në fshatin Sektor, Velipojë, në pjesën e jashtme të banesës, mbi kangjellat e portës, ka konstatuar një kurorë me lule. Po punohet për sqarimin e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit.”