Xhensila Myrtezaj dhe Ledri Vula kanë qenë ndër personazhet më të përfolur të Sunny Hill Festival 2025, dhe duket se spekulimet për një lidhje mes tyre po shtohen çdo ditë e më shumë.
Momente intime mes Xhensilës dhe Ledrit në prapaskenë – fansat shpërthejnë në komente! (VIDEO)

Dy artistët performuan bashkë në një atmosferë elektrizuese, por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen nuk ishte vetëm performanca – ishin momentet intime në prapaskenë.
Në një video virale që po qarkullon në rrjetet sociale, Xhensila dhe Ledri shihen duke kërcyer ngushtë me njëri-tjetrin, ndërsa në një moment dëgjohet këngëtarja duke i thënë atij:
“Jemi bërë histori.”
Frazë kjo që shumë e lidhën me komentet dhe zërat që po qarkullojnë për romancën e mundshme mes tyre.
Një tjetër detaj që ndezi spekulimet ishte momenti kur Ledri i puthi dorën Xhensilës në skenë, një gjest që u prit me duartrokitje nga publiku dhe ngjalli mijëra komente në rrjet.